Kuvendi komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të komunës së Vitisë, e pesta me radhë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës e të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët, në përjashtim të njërës pikë. Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi paraprakisht ka njoftuar rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, dokumente këto që kryesisht kalojnë përmes kuvendit. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:  Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik. Propozim vendimi për formimin e komisionit dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme  komunale tek  Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”  në Viti në  shfrytëzim afatshkurtër prej 13 vitesh.  Gjithashtu u aprovua edhe propozim vendimi për shfuqizimin e vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së Interesit në fshatin Budrikë të komunës së Vitisë, për vendosje te bizneseve ne Parkun Industrial ne Budrikë me numër protokolli 01-110/05-306 te datës 29.03.2024. Njëkohësisht, në rend dite ka hyrë edhe një propozim vendim, ai për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit në fshatin Budrikë të komunës së Vitisë për vendosje të bizneseve në Parkun Industrial. Këshilltarët kanë debatuar rreth propozimit për shfuqizimin e vendimit për Financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil si dhe stafin teknik dhe mbështetës te komunës së Vitisë janar-dhjetor 2024, vendimi me numër protokolli 01-110/05-308 të datës 29.03.2024. ky propozim vendim nuk u aprovua pasi nuk morri shumicën e votave. Në këtë seancë  u dhanë edhe dy informata si: Informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”  dhe  Informatë nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural për mbjelljet pranverore 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …