Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e shatë të rregullt. Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror, duke potencuar se një numër i vogël i vendimeve kanë marrë vlerësimin e ligjshmërisë dhe se po presin vlerësimin për aktet e tjera. Ai gjithashtu tha se ekzekutivi komunal ka propozuar që të shtohen edhe disa pika, duke hedhë në votim shtimin e tyre  e cila morri përkrahjen e shumicës. Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës, vëmendjen më të madhe e kanë marrë informata e kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2023 por edhe pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën gjashtë mujore të këtij viti. Prezantimin e kësaj informate e bëri zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu kurse përgjigjet rreth pyetjeve të parashtruara u bën nga vet i pari i komunës, Sokol Haliti. Ai tha se Vitia ka shumë projekte që janë duke u realizuar në interes të gjithë qytetarëve, duke i përmendur disa nga to. Kryetari Haliti tha se në këtë informatë nuk mund të përfshihen të gjitha projektet pasi që pastaj raporti do të dilte shumë voluminoze. Ai shtoj se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdo të punoj edhe në gjashtëmujorin e dytë, ku do të kryhen punë sipas detyrave dhe përgjegjësive ligjore.  Përndryshe në këtë takim janë shqyrtuar edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024.

 – Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të draft rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba 2024.

 – Propozim vendimi për vizitë studimore në Shqipëri. Gjithashtu u dha edhe një informatë për përfundimin e procesit mësimor për vitin 2022/2023.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës janë shqyrtuar edhe këto pika:

 – Propozim vendimi për plotësim ndryshimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes shprehjes së interesit me numër protokollit : 01-110/05-657 të datës: 30.06.2022 nga 15 vite  në shfrytëzim afatgjatë.

– Propozim vendimi për plotësimin ndryshimin e vendimit me numër protokolli: 01-110/05-567 të datës: 30.06.2022 për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë.

 – Propozim vendim për aprovimin e buxhetit të participuar nga fermerët përfitues.

 -Propozim vendimi për krijimin e kodit të ri për projektet me participim.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …