Kuvendi Komunal i Vitisë  mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e tetë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me raportin (informatën) e  punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2024 por edhe mbi pasqyrat financiare të buxhetit komunal janar-qershor 2024.  Në fillim të kësaj seance, kryesuesi Azizi, i njoftoj këshilltarët e Kuvendit  lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara nga mbledhjet e fundit të Kuvendit komunal të Vitisë.  Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka prezantuar para këshilltarëve raportin e punës se tij për periudhën janar-qershor 2024.  Sipas këtij dokumenti kjo informatë përmban një pasqyrë të gjerë të aktiviteteve dhe vlerësimin e performances në zbatimin e politikave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetareve të komunës së Vitisë. Po ashtu u bë me dije se gjashtëmujori i parë i vitit 2024, ka qenë një periudhe e mbushur me më pak sfida e më shume mundësi dhe se përkundër vështirësive, qeverisja lokale e Vitisë ka arritur të realizoj disa projekte të rëndësishme por edhe të ndërmerr  nisma qe kane kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj komune. Kryetari Haliti shtoi se qeverisja  lokale në Viti,  edhe gjatë këtij gjashtë mujori ka punuar në realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve vitias dhe përmendi disa nga to që janë realizuar apo janë në realizim e sipër. Ndërkaq këshilltarët komunal parashtruan pyetje që kanë të bëjnë me këtë gjashtë mujor duke dhënë edhe mendimet e tyre lidhur me punën e bërë gjatë këtij viti. Ndonëse lidhur me këtë pikë të raportit, mbeti të vazhdohet nga zëvendës kryetari Hasan Aliu, me që kryetari kishte në agjendë disa takime, të pakënaqur me këtë, grupi parlamentar i VV-së lëshoi mbledhjen. Ndërkohë gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika: Pasqyrat financiare te buxhetit komunal për periudhën Janar – Qershor 2024, Propozim vendimi për shpalljen ne diskutim publik projekt planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2025. Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik draft rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2025. Kurse në fund të kësaj seance është dhënë edhe një informatë nga drejtoria komunale e arsimit lidhur me zhvillimin e procesit edukativo arsimor dhe përfundimi i gjysmë vjetorit të dyte për vitin shkollor 2023-2024.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …