leoni

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e parë për këtë vit

Në Viti është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal dhe komiteteve për bashkëpunimin për vitin e shkuar. Ai i ka njoftuar ata edhe mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në seancën e fundit. Ndonëse nuk ishte në rend dite, por si pikë ka hyrë edhe një propozim vendim nga subjekti politik Vetëvendosje për faljen e tatimit në pronë deri 100€ por që nuk morri mbështetjen e shumicës. Rreth këtij propozim vendimi pati mos pajtime mes pozitës dhe opozitës se kush është fajtor për rritjen e faturës se tatimit në pronë. Pas aprovimit të rendit të ditës, kryetari i komunës Sokol Haliti prezantoi informatën e punës për gjatë vitit 2022. Pas prezantimit të vjetarit që u dha në ekranin televiziv në sallën e Kuvendit, të projekteve të realizuara gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, kryetari Haliti, theksoi se viti që lamë pas, është karakterizuar si një vit mjaftë i suksesshëm, falë angazhimit institucional dhe qytetarëve shumë të respektuar, me të cilët ka pas një bashkëpunim shumë të sinqertë në realizimin e objektivave tona programore. “Gjatë vitit 2022, kemi realizuar programin tonë qeverisës për investime kapitale mbi 98 %, ndërsa kemi grumbulluar të hyra vetanake mbi 108 %, që do të thotë se kemi tejkaluar planifikimin. E gjithë  kjo si rezultat i punës sonë të palodhshme dhe besimit të qytetarëve në institucionet komunale për t’i kryer obligimet që kanë ndaj komunës. Për rezultatet të cilat kemi treguar si komunë, jemi certifikuar nga Auditori Gjeneral, dhe jemi shpërblyer me grand të performancës nga Ministria për Pushtet Lokal, si dhe nga shumë organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Raporti bazohet në aktet juridike të miratuara nga Kuvendi i Komunës, strategjitë me objektiva specifike në disa lëmi dhe përmbledh punën e organeve komunale, por edhe përmban informacion të konsoliduar dhe të dhëna mbi punën njëvjeçare të komunës”, tha Haliti. Gjithashtu ai përmendi se gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, janë  miratuar shumë vendime, programe, plane vjetore, strategji lokale si dhe akte tjera juridike, të cilat kanë pasur si qëllim ta shndërrojnë komunën në institucion, ku vendoset mbi perspektivën dhe mirëqenien e qytetarëve. Fokus të veçantë i kemi dhënë arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe infrastrukturës në përgjithësi, por edhe resorët e tjerë që në përgjithësi janë vlerësuar lartë nga ana e organeve mbikëqyrëse të  komunës. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me organizata ndërkombëtare dhe investitorë të huaj, në shumë projekte, si me USAID-in, GIZ-in gjerman, Bashkimin Evropian, Caritas Luksemburgun, Projektin DEMOS, OSBE-në, Ambasadën Suedeze, Ambasadën Norvegjeze dhe organizata të tjera.  Gjithashtu, Haliti ka prezantuar aktivitete të zyrave dhe drejtorive komunale, të cilat në bashkëpunim me stafin janë angazhuar që përmes aktiviteteve të ndryshme të realizojnë me sukses objektivat strategjike të planifikuara për vitin 2022. Diskutim më i gjatë në këtë seancë  u bë rreth  informatës së kryetarit të komunës dhe Pasqyrave Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2022, ku këshilltarët parashtruan pyetje dhe interesim rreth shpenzimeve. Në këtë seancë u shqyrtuan edhe këto pika të rendit të ditës:

-Propozim vendimi për caktimin e orarit  të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2023.

– Propozim Vendimi për aprovimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe Propozim vendimi për aprovimin e planeve të punës për vitin 2023 të këtyre komiteteve:

– Komitetit për Shërbime Publike

-Komiteti për Liritë të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore

– Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

– Komiteti për Planifikim Rregullim të Hapësirave dhe Mbrojtjen e Mjedisit

-Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …