leoni

Kuvendi komunal i Vitisë vazhdoi punimet e seancës së ndërprerë, dy këshilltarë deklarohen të pavarur

Ka vazhduar të marten punimet Kuvendi Komunal i Vitisë, me pikat e parapara të rendit të ditës, e cila seancë ishte ndërprerë të enjten e kaluar, pasi që opozita kishte braktisur mbledhjen. Ndonëse edhe këtë seancë, pjesa dërmuese e këshilltarëve të opozitës nuk morri pjesë, megjithatë Kuvendi kishte kuorumin e mjaftueshëm dhe procedoi me pikat e rendit të ditës. Fillimisht, këshilltari i Kuvendit Komunal që deri më tani ishte pjesë e grupit të këshilltarëve të PDK-së Samet Idrizi, u deklarua se më nuk do të jetë pjesë e këtij grupi dhe se do të vazhdoj përkushtimin e tij si këshilltar i pavarur. Të njëjtën gjë e bëri edhe Rasim Terziu, i cili ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, ndërkohë që nga sot do të jetë këshilltar i pavarur. Propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2020-2021, e paraqiti drejtori për Financa dhe Zhvillim ekonomik Ibrahim Rama, i cili mes tjerash theksoi se ky projeksion i buxhetit për vitin 2020 është 12 milion e 305 mijë euro, apo 905 mijë euro më shumë. “Kjo kornizë është hap i parë i dinamikës në hartimin e draftit të buxhetit për vitin paraprak” tha drejtori Rama. Me votat e këshilltarëve të pranishëm, kjo kornizë u aprovua. Ndërkaq po ashtu u aprovuan edhe rregulloret mbi themelimin dhe strukturimin e asamblesës komunale të fëmijëve, si dhe propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësorë për fëmijë. Gjithashtu u miratuan propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik propozim rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në Komunën e Vitisë dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …