Kuvendi Komunal në komunën e Skenderajt ka mbajtur seancën e rregullt

Kuvendi Komunal i komunës së Skenderajt ka mbajtur sot seancën e rregullt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilën mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në nderim të 25 vjetorit të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ndërsa seanca ka vazhduar ku janë shqyrtuar këto pika të rëndit të ditës:

– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor janar-mars 2024,

– Informatë lidhur me bursat për studentë për vitin shkollor 2023/2024

– Informatë mbi gjendjen e banimit në komunën e Skenderajt

Pas pyetjeve nga asamblistët dhe përgjigjeve nga ana e kryetarit Nura dhe drejtorët, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …