leoni

Kuvendi Komunal në Skenderaj mbajti seancën e radhës

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Me propozim të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është tërhequr pika e caktimit të lokacionit për deponi të mbetjeve inerte, që është caktuar vendi i quajtur Deli-Del në Çirez. Duke e arsyetuar propozimin për tërheqje, kryetari Jashari ka thënë se për të qenë transparent, do të ketë një diskutim publik me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Çirezit, dhe pastaj do të vlerësohet nga ekspertët e fushës nëse vendi i propozuar për deponi inerte nuk paraqet ndonjë problem apo ndotje. Ndryshe, anëtarët e Kuvendit kanë miratuar këto pika të rendit të ditës:

– Propozimin për themelimin e komiteteve konsultative

– Propozimin për shpallje të konkursit për anëtarët e komiteteve konsultative

– Propozimin për aplikim të rritjes së koeficientit me qëllim të kompensimit të pronës – tokës private në interes të përgjithshëm brenda planeve rregulluese

– Propozimin për ngritje te planit të të hyrave vetanake dhe destinimin e tyre

– Raportin financiar të shpenzimit të buxhetit për periudhën janar-shtator 2018

– Propozimin për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare nga subvencionet e Bujqësisë, dhe

– Propozimin për ndarje të mjeteve financiare, nga Qeveria e Kosovës (kategoria e subvencioneve), me qëllim të participimit për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …