leoni

Kuvendi komunal në Viti mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Mbledhja e gjashtë e kuvendit komunal të Vitisë, ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi për vdekjen e drejtorit të Shërbimeve Publike javë më parë Nexhmedin Jakupit, si dhe 10 bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci. Për këtë mbledhje në rend dite ishin: Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2021, dhe propozim vendim për caktimin e komisionit për intervistim, vlerësim dhe poentim të kandidateve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore- mesme dhe çerdheve të fëmijëve të Komunës së Vitisë. Duke raportuar për pikën e parë të rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Rama, tha se buxheti i komunës së Vitisë, gjatë këtij gjashtëmujori, është shpenzuar për 75.19%, krahas planit të paraparë. Ndërsa për të hyrat vetanake në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama tha se janë inkasuar 496.164 euro, nga 404.967 siç ishte planifikuar që shprehur në përqindje, është arritur në 122% realizim më i lartë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, inkasimi është i të hyrave është më i lartë për 185%. Në pikën tjetër rreth caktimit të komisionit për intervistim e vlerësim të kandidatëve të drejtorëve dhe zv drejtorëve të shkollave, drejtori i Arsimit Basri Aliu, ka bërë të ditur se me qenë se është ndryshuar udhëzimi administrativë, atëher kërkohet edhe ndryshimi i komisionit. Aliu ka theksuar se komisioni do të përbëhet nga 3 anëtar, prej tyre një nga Drejtoria e Arsimit , një nga këshilli i prindërve, si dhe një nga MASH-ti. U propozuan nga DKA Zijadin Ahmeti, Vjollca Sylejmani-këshilli i prindërve, për çka edhe u miratua me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …