Kuvendi komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt të muajit korrik

Kuvendi komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt të muajit korrik, ku në këtë mbledhje Kuvendi mori këto vendime:

  1. Vendimin për shfuqizimin e vendimeve nr.01-464-63543 i datës 10.11.2015 dhe nr.01-464-2575 i datës 03.05.2016,

  2. Përkrahu Raportin financiar të realizimit të buxhetit komunal janar-qershor 2016,

  3. Dërgoi për diskutim publik Projekt-Rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2017,

  4. Dërgoi për diskutim publik Projekt-Rregulloren për organizimin e institucioneve edukativo-arsimore në Komunën e Skenderajt,

  5. Përkrahu Raportin gjashtë mujor të punës së Zyrës ligjore,

  6. Përkrahu Informatën e Komandantit të Policisë së Kosovës për gjendjen e sigurisë në Komunën e Skenderajt për periudhën janar-qershor 2016,

  7. Përkrahu Raportin e DKA-së për suksesin e nxënësve në shkollat e Komunës së Skenderajt për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2015/2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …