Kuvendi i Komunësnë Shtime mbajti mbledhjen rregullt të dhjetën me radhë

Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Shtimes Rrahman Jakupi, është mbajtur mbledhja e dhjetë, e rregullt e Kuvendit, në të cilën mori pjesë edhe nënkryetari i komunës së Shtimes Fatmir Rashiti.

Mbledhjen e kanë përcjellur edhe përfaqësuesit e KFOR-it turk, të OSBE-së si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile  dhe të medieve.

Fillimisht asamblistët aprovuan procesverbalin nga mbledhja e kaluar, me  pak vërejtje.

Pika që zgjoi më shumë debat ishte Aprovimi i raportit financiar nëntëmujor janar –shtator 2016.

Lidhur me këtë raport financiar zyrtari kryesor Financiar Jetush Rrafshi tha se ky  është gjithëpërfshirës, duke theksuar se buxheti i planifikuar është shpenzuar 72,17%.

Në debatin e hapur u inkuadruan këshilltarët Selim Shabani, Fatmir Zymeri, Isak Musliu, Labinot Beqa, Rexhep Gashi, Shefki Dauti, Muhamet Ademaj e të tjerë dhe në fund u konstatua se me pak mangësi, kryesisht teknike, raporti është profesional, real dhe përmbajtësor dhe si i tillë u aprovua me shumicë votash.

Mëpastaj, kryesuesi Rrahman Jakupi hapi debat për financimin e projekteve për kanalizimin fekal në fshatrat Rancë fhe Karaçicë. Delegatët ishin për financimin e këtyre projekteve duke u bazuar në rëndësinë e tyre si dhe duke i shikuar mundësitë buxhetore komunale.

Në vazhdim me pak sqarime të kryesuesit të KK-së u aprovua  edhe Draftpalni i punës së KK-së për vitin 2017.

Rreth shqyrtimit të Programit komunal trevjeçarë  për banim, sqarime ka dhënë Ibrahim Demiri, anëtar i grupit punues për hartimin e këtij drafti, i cili tha se ky dokument hapë rrugët për sigurimin e investimeve për banim.

Nënkryetari, Fatmir Rashiti, sqaroi se ky dokument hapë shtigje për shfrytëzimin e aseteve komunale të pashfrytëzuara për banim.

Për informatën lidhur me mbjelljet vjeshtore elaboroi Bashkim Ahmeti, zyrtar në Sektorin e bujqësisë, i cili përmendi hektarët e mbjellur me drithëra të bardha, që sipas tij, në komunën e Shtimes janë mbjellur mbi 1000 ha, pastaj rekomandimet dhe trajnimet me fermerë etj. Konstatim i përbashkët ishte se bujqësia pak po subvencionohet edhe nga komuna edhe nga ministria.

Pas një diskutimi të gjatë Kuvendi komunal në Shtime,  mori vendim për lejimin e mjeteve financiare për fermerët, bagëtitë e të cilëve pësuan nga sëmundja e LSD, sipas rekomandimit të KPF-së.

Në vazhdim drejtoresha e DSHP-së Ardianë Rama-Gashi i informoi delegatët rreth angazhimit të kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave të hapura publike si dhe menaxhimin e mbeturinave në sezonin dimëror.

Në këtë seancë pune Kuvendi, me kërkesë të Drejtorisë së Arsimit, aprovoi dy lokacione për Çerdhen e Fëmijëve, te tregu i gjelbër, në sipërfaqe prej 1 ha e 70 ari si një tjetër lokacion në sipërfaqe prej 50 ari si rekomandim për ekzekutivin dhe DA-në që të vendosin për njërin lokacion që është më i përshtatshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …