Kuvendi i Kosovës do të mbajë debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional. Seanca do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 10:00. Ndërsa, dje u diskutua në seancën e Kuvendit për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar rëndë ish-drejtorin e Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexhën, i cili, sipas Haradinajt, me letrën që i ka dërguar Regjistrit Evropian, ka lobuar që AKA-ja të përjashtohet nga EQAR, ashtu siç lobohet nga serbët për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …