Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas këtij debati për demarkacionin, Kuvendi i Kosovës duhet të thërret një seancë dhe ta rrëzojë këtë version, në mënyrë që kjo temë të marrë një rrugëzgjidhje. Ai tha se gjetjet kadastrale nuk janë të mjaftueshme për kufirin. AAK, opozita dhe qytetarët nuk e kanë këtë temë kundër dikujt në pushtet por e kanë shqetësim real që duhet ta ketë mirëkuptimin e të gjithëve.
