Pavarësisht se ideja dhe organizimi i peticionit të veteranëve të UÇK-së ishte nxitur nga disa krerë të insitucioneve, ata duke parë se vendet e Quintit nuk pajtohen me zhbërjen e Gjykatës Speciale, dështuan në përpjeket e tyre, sepse tërë inskenimi ishte më tepër një farsë, sesa një synim në mbrojtje të vlerave të luftës e të pavarësisë së vendit. Nuk mund ta zhbëjnë gjykatën ata, të cilët e kanë pranuar me apo pa kusht, as ata të cilët njëherë kanë votuar për këtë gjykatë, edhe pse e kanë ditur qysh atëherë se ajo ka qenë dhe është jo vetëm e njënashme por edhe raciste dhe fashiste Në këtë mënyrë, disa nga krerëtë e luftës edhe kësaj radhe u treguan të papërgjegjshëm dhe të ligj në qëndrimet e tyre, duke vënë në lojë 16 mijë nënshkrimet e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët për shkaqe që dihen e kanë pasur dhe e kanë vështirë të vendosin vetë. Mbetet të shihet qëndrimi i tyre pasi të fillojë, “Gjuajtja e Shtrigave” dhe pasi bashkëluftëtarët e tyre do të arrestohen e të degdisen nëpër vendet e Evropës, ndoshta edhe në Sibir e përtej Karpateve. Atëherë do të jenë vonë për t u kujtuar se “na ishte njëherë një luftë çlirimtare në Kosovë, të cilën e hëngrën krerët, bashkë me krenat e tyre”. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …