Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe nuk mund të ekzekutohen ndihmat financiare dhe qytetarët mbesin pa paga

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar në orën 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive

Sot duke filluar në orën 10.00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Megjithatë, koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka ritheksuar se nuk do të marrë pjesë në seancë për të propozuar kandidatin e tyre, duke e bojkotuar kështu edhe një tjetër përpjekje  për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, në një prononcim për KosovaPress, ka deklaruar se deputetët e koalicionit PAN nuk do të jenë pjesë e seancës meqë është thirrur në mënyrë të njëanshme. Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka bërë të qartë se Grupi Parlamentar do të bojkotojë seancën,  në rast se nuk mbahet takimi konsultativ i të gjitha subjekteve politike.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …