Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Ymeri: Mos të kushtëzohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka treguar se në takimin, ku ishte i pranishëm komisionari për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe liderët e tjerë politikë, ka kundërshtuar kushtëzimin që po i bëhet Kosovës në procesin e liberalizmit të vizave.  “Në takim me z. Johannes Hahn shpreha mospajtimin tim me kushtëzimin që po i bëhet liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës me marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, duke e kundërshtuar këtë marrëveshje për shkak të cenimit të territorit të Kosovës, si dhe për shkak të precedentit të rrezikshëm që ajo do të paraqesë në të ardhmen”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në “Facebook”. Ai ka sqaruar se temë tjetër e këtij takimi ka qenë edhe dialogu me Serbinë. “Diskutuam edhe për dialogun me Serbinë që po ndodh në Bruksel dhe për marrëveshjet e arritura atje, e të cilat po e pamundësojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe po e vendosin shtetin tonë në pozitë inferiore politike e ekonomike karshi Serbisë. Normalizim të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë mund të ketë vetëm pasi Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, ndërkohë që integrimi i serbëve të Kosovës bëhet vetëm përmes dialogut të hapur demokratik për zhvillim ekonomik e social, është shprehur Ymeri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …