Marrëveshja për demarkacionin në fazën përfundimtare të procesit lë mundësi për korrigjime eventuale teknike

Ilazi: Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit

Pa ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi rrezikohet regjimi i liberalizimit të vizave, ka thënë zëvendës-ministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi “Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka qenë kriter që nga fillimi për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Ne duhet të bëjmë demarkacionin e kufirit me të gjitha shtetet që na rrethojnë. Ky kriter nuk është surprizë. Këtë kriter e ka obligim secila qeveri që ta realizojë”, ka thënë Ilazi.“Tani ka një debat për demarkacionin mes pozitës dhe opozitës. Shpresoj që të gjendet një rruga e marrëveshjes sepse mesazhin që po dërgojmë te BE-ja është negativ. BE pret një bashkim të skenës politike”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …