Pas një debati disa orësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Trepçën, me 82 vota pro, 12 abstenime dhe asnjë votë kundër. Me fillimin e punimeve të Kuvendit, me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së, u hoqën të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, duke e lënë si pikë të vetme projektligjin për Trepçën, i cili po sot do të afishohet në lexim të dytë në një seancë të veçantë. Por me këtë nuk u pajtuan vetëm deputetët e lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët e quajtën të papranueshëm votimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar. Një kkërkesë për heqjen në tërësi të këtij projektligji nga rendi i ditës kishte Sllavko Simiq nga Lista Serbska, kërkesë kjo e cila nuk kaloi, pasi që nuk i mori votat e duhura nga deputetët e kuvendit. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili prezantoi dhe arsyetoi projektligjin për Trepçën tha se Projektligji për është një ligj i rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe se prona e Trepçës, me këtë ligj mbetet pronë e Kosovës. “Me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen e Trepçës, e asessi ta rikthejmë të kaluarën e saj. Ligji përcakton qartë se resurset minerare, janë pronë e Republikës së Kosovës. Prandaj me këtë ligj prona e Trepçës mbetet pronë e Republikës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …