Kuvendi i Kosovës, nuk e ka dhënë pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari” në kryeqytet. Me këtë rast komuna e Prishtinës ka humbur një donacion në vlerë prej 270 mijë eurosh nga organizata zvicerane DEMOS. Para më shumë se një viti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte paralajmëruar renovimin e sheshit “Adem Jashari”. Ky projekt ishte paraparë të realizohej në bashkëfinancim me DEMOS-in zviceran, organizatë e cila kishte planifikuar të investonte 270 mijë euro për projektin por, ai nuk u realizua asnjëherë. Ndërsa, gjendja e këtij sheshi vetëm sa është përkeqësuar. Mospajtimet mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, kanë bërë që ky projekt të dështojë dhe të humbet donacioni nga Zvicra.
