Partitë opozitare pas dështimit të rezolutës opsion tjetër shohin organizimin e protestave por janë të pa koordinuara

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë ku do të shqyrtojë dhe do të votojë disa ndryshime të Projektligjeve

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë dhe do të votojë disa nga ndryshimet e Projektligjeve, zgjedhja një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore si dhe interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Pas pikave të zakonshme të rendit të ditës, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të behet votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kuvendi do të shqyrtoj edhe Projektligjin për Azil, Projektligjin për Standardizim dhe Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Gjithashtu në ketë seancë do të bëhet shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016 dhe Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, Edhe zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, si dhe Propozimi për emërimin e tre anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim do te jenë pika të rendit te dites së seances se sotme. Ndërkaq në fund do te jetë interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …