Sot me fillim prej orës 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Në njoftimin për medie, Kuvendi ka bërë të ditur se kjo seancë e jashtëzakonshme ka të bëjë me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. “Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, ka thënë se në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …