Kuvendi mbanë sot seancën e radhës. Ndonëse janë bërë presione të ndryshme që sa më parë të rendit e ditës të hyje edhe demarkacioni me Malin e Zi, as në seancën e sotme nuk është paraparë të hyjë kjo pikë e rendit të ditës. Gjatë seancës së sotme do të shqyrtohen disa projektligje dhe Raporte si dhe do shqyrtohet Propozimi për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.
