Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. Kjo mbahet sipas kërkesës së 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Telekomi është kompani me rëndësi ekonomike, strategjike dhe të sigurisë kombëtare. dy partitë me të mëdha opozitare konsiderojnë se sot si pasojë e kontratës me Z-Mobile, Telekomi i Kosovës i rrezikohet ekzistenca.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …