Ashtu sikur në shumë seanca gjatë muajve të fundit edhe sot, pas 45 minutash të punës së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në mungesë votash për vendimmarrje janë ndërprerë punimet. Në seancë ishin të pranishëm 81 deputetë, derisa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, refuzimin e deputetëve për të votuar projektligjet, e ka quajtur bojkot të qëllimshëm dhe ka ftuar për takim anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. Mos mbajtja e rregullt e seancave plenare po shkakton vonesë në miratimin e projektligjeve të Kosovës. Sipas monitoruesve të Institutit Demokratik të Kosovës, Kuvendi ka arritur që deri më tani të përmbushë vetëm 22% të agjendës legjislative duke i miratuar 32 ligje. 50 projektligje të tjera janë në procedurë të miratimit, ndërsa në pritje janë edhe 62 të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …