Kuvendi i Kosovës ka përfunduar seancën, në të cilën në interpelancë kishte ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka lidhur me themelimin e ndërmarrjes së re energjetike të Kosovës. Partia Socialdemokrate, e cila e ka thirrur këtë interpelancë, ka paraqitur disa rekomandime në formë, ku Kuvendi do të kërkonte nga Qeveria që të ndërpresë të gjitha veprimet e ndërmarra deri tani lidhur me regjistrimin e kësaj ndërmarrje të re energjetike. PSD tha se Kuvendi duhet të kërkonte nga qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ndërpresë të gjitha veprimet, derisa Kuvendi të vendosë për garantim të marrëveshjes komerciale në mes të kompanisë Contur Global dhe Qeverisë së Kosovës për termocentralin Kosova e Re. Në këtë seancë i pranishëm ishte edhe kryeministri, Haradinaj, i cili u bëri thirrje deputetëve që të përkrahin, siç tha ai, krijimin e mundësisë për prodhim të energjisë elektrike në Kosovë. Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet vetëm konsumuese, dhe të vazhdojë të blejë energji nga Serbia. Kuvendi nuk arriti të harmonizojë ndonjë rezolutë apo diçka të ngjashme, dhe prezenca e deputetëve në sallë ishte në numër të vogël.(KosovaPress)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …