Deputetët e Kuvendit pas debatit për grevën në arsim nuk e kanë miratuar Rezolutën për grevën për mënyrën e ndërprerjes së grevës në arsim, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 67 deputetë kanë votuar në këtë pikë, 22 pro Rezolutës, 39 kundër dhe 16 abstenime. Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt të saj. Është hera e parë pas luftës në Kosovës që një grevë e arsimtarëve të jetë mbajtur kaq gjatë dhe edne të mos ketë madje as shpresë për marrëveshje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut. Pavarësisht takimeve që janë mbajtur nuk është gjetur zgjidhje për daljen nga greva dhe rreth 300 mijë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore. Tri pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja, të cilat i refuzuan shumica e deputetëve janë: Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria, që në afat 48 orësh nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociata të nevojshme me këshillin Grevistë të BSPK-së deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës. Kërkojmë nga Qeveria që në afat prej 5 dite nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së në grupin punues në hartimin e ligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marrë konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria që të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera sindikale thuhej në Rezolutën e PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …