Kuvendi i Kosovës po e përmbyll vitin, pa përmbushur pjesën
më të madhe të punës. Ky institucion legjislativ nuk ka përmbushur as gjysmën e
agjendës së paraparë legjislative. Sipas të dhënave nga Instituti Demokratik i
Kosovës, është plotësuar vetëm 34 përqind e agjendës legjislative, përkatësisht
nga 137 ligje sa ishin paraparë të miratoheshin, janë miratuar vetëm 47 prej
tyre. Pavarësisht bllokimeve, shtyrjeve ose mbajtjes së disa seancave brenda
ditës, pagat enorme të deputetëve bashkë me meditjet e privilegjet, kanë ecur
rregullisht. Kuvendi, është njëra nga institucionet që i kushton më së shumti
Buxhetit të Shtetit, pasi që një deputet në fund të muajit merr një pagë, ku
llogariten edhe meditjet, në vlerë rreth 2 mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …