Gramoz Ruçi

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e dytë të legjislaturës së re, ka zgjedhur Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë sonte në mbrëmje, në seancën e dytë të legjislaturës së re, ka zgjdhur  Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. Ai  ka qenë i vetmi i  propozuar për postin e kryetarit, nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.  Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.  Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme, ndërsa të tjerët, deputetët e LSI, bojkotuan seancën. Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 që i bie të kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …