Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë një seancë solemne në lidhje me rekomandimin që Komisioni Evropian ka dhënë për liberalizimin e vizave. Në këtë seancë do të jetë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. AAK dhe Nisma, të cilat kanë vendosur për bojkotimin e Kuvendit, kanë paralajmëruar se kësaj radhe do të jenë të pranishme në seancë. Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …