Kuvendi i të Rinjve, mbajti mbledhjen e gjashtë të radhës

Kuvendi i të Rinjve të Malishevës, i drejtuar nga kryetari i saj, Lulzim Buzhala, ka mbajtur të enjten mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku janë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjmë me rininë dhe planifikimet e këtij kuvendi për projektet e ardhshme.

Në këtë mbledhje, u diskutua për projektet që pritet të jetësohen në të ardhmen nga ana e Kuvendit të të Rinjve të Malishevës.

Gjatë diskutimeve në këtë mbledhje, u kërkua që të punohet më shumë në socializmin e të rinjve dhe angazhimin e tyre, sidomos të të rinjve në shkollat e mesme, si dhe të rinjtë tjerë, që jetojnë në vendbanime ku mungojnë aktivitetet rinore.

Po ashtu në këtë mbledhje u njoftua edhe për angazhimet e KRM (Kuvendi i të Rinjve të Malishevës), në aktivitetet rinore, siç kanë qenë “shkolla verore”, “Dita e Rinisë” dhe pjesëmarrja aktive në debatet për Planin Zhvillimor Komunal, hartimin e projekt buxhetit komunal dhe aktivitete tjera, ku KRM ka dhënë kontributin e vet, duke u angazhuar në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …