Në finale të turneut, Klubi i volejbollit Partizani ka mundur Klubin e volejbollit Drenica R&Rukolli dhe është shpallur fitues i edicionit të 16-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive.
Fituesve u janë ndarë medalje dhe kupa sportive nga organizatorët, nga përfaqësuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt.
Me prezencën e tyre, turneun e kanë nderuar edhe Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari dhe nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura.
Edicioni i 16-të i turneut edhe këtë vit është mbajtur për dy ditë radhazi në Skenderaj dhe në të kanë marrë pjesë: KV Partizani, KV Shutova, KV Prishtina Voley dhe KV Drenica R&Rukolli.