KVRL-ja në  Malishevë shënoi- 5 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Në kuadër të 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Malishevës dhe nënshkruan zyrtarizimin e kësaj organizate që promovon vlerat e vullnetarizmit dhe u zotua për mbështetje të aktiviteteve të tyre, duke theksuar ”se rinia jonë ishte promotore e proceseve dje në luftën për çlirim, sot promotore për ndërtim dhe zhvillim të shtetit  tonë, Republikës së Kosovës”, përfundoi  Kastrati. Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Fitim Shala, tha ”Mua me gëzon fakti që në Malishevën tonë  po e shënojmë ditën ndërkombetare te vullnetarizmit ,e cila i dedikohet te gjithë atyre vullnetarëve qe duke lenë anash interesat e tyre personale, angazhohen për te mirën e shoqërisë e komunitetit ne përgjithësi”. Në këtë ngjarje vullnetarët, rrëfyen edhe historitë e suksesi të tyre të punës vullnetare si brenda dhe jashtë Kosovës ku u vlerësua si aset të fortë të eksperiencave të cila  ndihmojnë individin por e dhe komunitetin, nga këto dije të përfituara të vullnetarizmit.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …