Viti 2020 është paralajmëruar në Bruksel si një vit “vendimtar” për fatin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka parlajmëruar se në janar do të propozojë një metodologji të re për zgjerimin. Brukseli planifikon që deri në samitin e majit në Zagreb të hartojë një plan efikas për procesin e zgjerimit. Nga ana tjetër, vendet si Franca dhe disa të tjera, hezitojnë të mbështesin pa rezerva këtë proces, për shkak të problemeve të brendshme politike. Fillimi i këtij procesi “efikas” vjen në periudhën kur Britania e Madhe do të largohet (në fund të janarit) nga Bashkimi Evropian dhe kur shumë gjëra janë të panjohura. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj mendohet se ndonjë afrim tepër i madh i Ballkanit Perëndimor me BE nuk është i mundur në këto kushte.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka ‘prituar’ të flasë para gazetarëve për autostradën Prishtinë-Gjilan
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë se …