Edhe pse, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar shumicën e emrave të kandidatëve, me të cilët do të garojnë për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ky subjekt politik ende zyrtarisht nuk ka vendosur se cili do të jetë kandidati për kryetar të Prishtinës, dhe i cili do të jetë përballë Shpend Ahmetit, të Lëvizjes vetëvendosje, dhe Arbër Vllahiut, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithatë, edhe pse ende zyrtarisht një gjë e tillë nuk është bërë ende publike se kush do ta jetë kandidatë për të parin e Prishtinës nga LDK, burime të sigurta brenda LDK-së,i kanë thënë kosova.info, se organet drejtuese të këtij subjekti politik, do të marrin vendim në dy-tre ditët e ardhshme, që Ismet Beqiri, të jetë kandidati që do të hyjë në garë për kryetar të kryeqytetit.
Kyesia e LDK-së, dhe do të vendos që zyrtarisht të emërojë Ismet Beqirin, për kryetar të komunës së Prishtinës
“Në ditët në vazhdim, do të mblidhet kryesia e LDK-së, dhe do të vendos që zyrtarisht të emëroj Ismet Beqirin, për kryetar të komunës së Prishtinës, pasi që Beqiri ka përkrahjen e organeve drejtuese të LDK-së, të degëve dhe nëndegëve të LDK-së, që veprojnë në kryeqytet”, ka thënë ky burim për kosova.info.
Deri më tani është përfolur se kandidatët më të mundshëm të LDK-së për kryetar të Prishtinës, janë: Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Arban Abrashi dhe drejtori i Institutit Riivest, Lumir Abdixhiku, por burimet e kosova.info, kanë konfirmuar se pikërisht do të jetë sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, që do të jenë kandidatë për kryetar të kryeqytetit.
Megjithatë, deri më tani subjekti politik LDK, deri më tani ka bërë public emrat e shumë kandidatëve që do të garojnë për kryetar të komunave të Kosovës në zgjedhjet locale të 22 tetorit.
Kandidatët për kryetarë të komunave që LDK, janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, dhe Imri Ahmeti-Lipjan.
Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.
Lidhur me caktimin e kandidatëve për kryetar të komunave, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pati thënë se konsiderojnë tepër të rëndësishme pjesëmarrjen dhe fitoren në komuna dhe se në zgjedhjet e tetorit presin të shënojnë fitore jo vetëm në Prishtinë dhe Prizren, por edhe në shumë komuna tjera.
“Vlerësojmë se mund ta fitojmë Prishtinën, besojmë që duhet të bëjmë çdo gjë që ta fitojmë edhe Prizrenin ta rikthejmë, sepse kemi qeverisur përpara edhe disa komuna të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për ne”, pati thënë i pari i LDK-së, në mbledhjen e fundit të kryesisë së këtij subjekti politik.
Kurse, sa i përket kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës, kryetari Mustafa, ka përmendur se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhen Kryesia e LDK-së për të diskutuar për kandidatët e mundshëm për kryetar të kësaj komune, dhe pastaj, sipas tij, do të vendosin për kandidatin.
Në anën tjetër, kosova.info, ka provuar të marrë qëndrimin nga Beqiri, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Përndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, e humbi drejtimin e komunës se Prishtinës për herë të parë pas luftës në zgjedhjet e vitit 2013. Ishte Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, që pati mposhtur pas balotazhit kryeministrin aktual në detyrë, Isa Mustafa, dhe sërish Ahmeti ka rikonfirmuar sërish kandidaturën për të parin e kryeqytetit të Kosovës.
(Kosova.info – Lumturije BEKAJ)