Kyle Scott

Kyle Scott: Amerika po vazhdon t’ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kyle Scott, gjatë një takimi me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Amerika po vazhdon t’ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe, pasi sipas tij ajo është pengesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në njoftimin e kabinetit të kryeministres serbe është thënë se ambasadori amerikan ka shprehur gatishmërinë e ShBA-së të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit “e cila do të mundësonte stabilitetin dhe përparimin e gjithë rajonit”. Brnabiq, ka shprehur domosdoshmërinë e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut në Bruksel. Qeveria e Kosovës më 6 nëntor, të vitit të kaluar, fillimisht kishte vendosur tarifë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo tarifë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …