Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. “Ajo çfarë ka kërkuar Brukseli, gjë të cilën e kanë pranuar Kosova dhe Serbia, është koncepti i normalizimit të raporteve të ndërsjella dhe shpresoj që së shpejti do të shohim një përparim në dialogun e Brukselit”, ka thënë Scott për gazetën serbe “politika”. Ambasadori amerikan thotë se SHBA-të dhe Serbia nuk pajtohen lidhur me çështjen e Kosovës, sepse SHBA e ka njohur pavarësinë e Kosovës kurse Serbia jo, por të dyja palët pajtohen se duhet të shfrytëzohet dialogu i Brukselit në mënyrë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të shkojnë drejt normalizimit më të mirë. “Tash nga të dyja palët pritet që të plotësojnë të gjitha obligimet që kanë marrë në kuadër të këtij procesi”, tha Scott.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …