leoni

Kyle Scott: Është turp për Serbinë që një kriminel lufte i dënuar si Vlladimir Llazareviq ta drejtojë paradëm ushtarake

Kyle Scott thotë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova. Këto deklarata Scott i ka bërë duke shtuar se vija e kufirit ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qartë. Sipas tij një gjë duhet ditur qartë, se ku është Serbia dhe ku është Kosova. “Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme”, ka potencuar Kyle Scott. Ai gjithashtu ka cekur se taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajnt ndaj produkteve serbe është një pengesë për vazhdimin e dialogut. Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kompromis nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …