Kreu i Inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov ka paralajmëruar se Rusia do të bëjë përpjekje për ta ndar Ukrainën në dysh pasi ajo dështoi për ta marr nën kontroll tërë vendin. Ai ka theksuar më tutje se Rusia është duke u munduar për të një Kore të Veriut dhe Jugut në Ukrainë. Kreu i Inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov ka paralajmëruar se Ukraina së shpejti do të fillojë me kundërsulme, kundër territoreve që janë pushtuar nga ushtria ruse. Edhe drejtuar të rajoneve që kohë më parë kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina, kanë paralajmëruar organizimin e referendumit për bashkimin e tyre me Rusinë. Kryetari i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës ka deklaruar sot se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë. “Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” u citua të ketë thënë Kryetari i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës Leonid Pasechnik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …