Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna deklaroi se 67 për qind e bizneseve që operojnë ë Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit. Ai para gazetarëve, shpalosi punën e OEK-ut për vitin 2023 si dhe sfidat dhe rekomandimet për vitin 2024, tha se kanë bërë një anketë me 500 biznese në Kosovë për të kuptuar më shumë rreth sfidave dhe pritshmërive të tyre. Në pyetjen se a ndihen të rrezikuar me mungesë punëtorësh, pas mundësisë që punëtorët të lëshojnë vendet e punës pas 1 janarit 2024 me rastin e liberalizimit të vizave, Rafuna tha se 67 për qind e tyre e kanë pohuar një shqetësim të tillë. Gjatë vitit 2023, 70 për qind e kompanive e kanë pasur sfidë kryesore mungesën e personelit të kualifikuar dhe kërkesën e ulët për blerje. Gjatë vitit 2023 ka pasur një mungesë të porosive, ose një mungesë të kërkesës, sidomos në ndërtimtari, sa i përket shitjes së banesave. Kështu që, 53 për qind e të anketuarve kanë shprehur se ka një rënie të porosive ose një rënie të kërkesës për mallra, ose për produkt”, theksoi Rafuna.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …