Bislim Zogaj: Jam keqkuptuar në Klan Kosova në lidhje me vizitat në Kompleksin, “Adem Jashari”, në Prekaz

Labinot Dervishaj: Kullat legjendare të Jasharëve heroikë dhe qeveritë e asfalteve e tenderëve

Kullat e Jasharëve heroikë u bënë ballë mijëra granatave, bombave dhe fishekëve të armikut. Nga brendia e tyre u bë qëndresë titanike, luftë heroike por dhe u shkrua historia më e re e atdheut. Në këto kulla para 22 viteve u mor vendimi i madh, që nga frëngjitë e tyre të jepet kushtrimi për liri, jehonë kjo që e mori dheun dhe në këmbë i ngriti bijë dhe bijat më liridashës të kombit.

Kullat e Jasharëve heroikë për 22 vite e shndërruan Prekazin në vend pelegrinazhi të përkuljes dhe nderimit. Kullat e Jasharëve heroikë për 22 vite u bënë ballë stuhive të moteve. Por sot këto kulla janë përpara shembjes dhe krejt kjo po ndodhë para syve dhe indiferencës institucionale.

Në Kosovën e lirë tash e 22 vite pothuajse të gjitha partitë politike në kalkulime para dhe pas zgjedhore e kanë drejtuar Qeverinë e Kosovës për një kohë të caktuar dhe rrugëtimi i tyre i parë mbase ka qenë për në Prekazi, të kamufluar më petkun patriotik e atdhetar ata janë përkulur para varreve të Jasharëve heroikë, madje janë zotuar për konservimin e kullave të kësaj familje legjendare, janë larguar më vrap nga aty duke i lenë vetëm fjalët e premtimet pas e duke vrapuar pas tenderëve e asfalteve, aty ku është mega qarkullimi i madh i parave dhe fondeve shtetërore. Ndërsa kullat e Jasharëve kanë vazhduar dhe vazhdojnë të jenë në mëshirën e fatit.

Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2019 pati ndarë 20 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes për rindërtimin e katedrales “Notre-Dame” në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri por jo edhe një cent për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Po kjo qeveri e ka zbrazur edhe fondin rezervë të shtetit lidhje e pa lidhje, vend e pa vend, madje edhe për ata që duke bërë ekzibicione aventureske e turistike kanë gjetur vdekjen, por jo edhe një cent për kullat e Prekazit.

Po këto parti politike, po këta maskarenj për 22 vite e kanë betonizuar, e mbi betonizuar Prishtinën por nuk e gjetën një vend për ta vendosur shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari. Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë ka vazhduar dhe vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”! Nga mbledhja në mbledhje të komisioneve parlamentare ka vazhduar dhe vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”!

Ku janë ata gojë ëmblit e shpirt tharbëtit ministra e deputetë që vazhdimisht thonë “Prekazi”, “Plekazi” që nuk dalin dhe të thonë MJAFT së kullave po u bëhet vonë, ndërhyni! Si do qoftë këtë trajtim dhe këtë qasje pa pikë përgjegjësie dhe pa pikë mëshire institucionale nuk e meritojnë kullat e Jasharëve në themelet e të cilave i ka rrënjët liria e Kosovës.

Gjaku nuk bëhet ujë, atë as toka nuk e tretë atë, gjaku nuk e donë të shkelet, por ja që po ndodhë dhe paturpësisht gjaku i dëshmorëve po shkelet nga politikanët tanë që janë shndërruar në ego-shprishur dhe maskarenj të paskrupulltë. Për këtë as ne populli nuk jemi të pafajshëm sepse pa votat tona këta nuk mund të arrijnë pushtetin. Prandaj për mos të na zënë ndonjë mallkim i gjakut të derdhur për liri që po shkelet, ne duhet të mendojmë mirë dhe te reflektojmë nesër të kutitë e votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …