Që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe fillimi i konsolidimit të institucioneve të vendit sistemi i arsimit ka qenë në fokus të eksperimenteve të ndryshme që për fatin e keq po vazhdojnë edhe në këtë kohë por që kurrë njëherë nuk kanë treguar rezultate pozitive në funksion të ngritjes së cilësisë në edukim. Është investuar shumë në këtë sektorë por është bërë shumë pak, pothuajse çdo vit është bërë nga një strategji por pa efekt. Sikur të mjaftonin vetëm këto që natyrisht së janë boll e që praktikë kanë prodhuar rezultate të dobëta tek nxënësit, dështime në testin e arritshmërisë por edhe në maturën shtetërore.
Sistemi i arsimit është skajshmërisht i fundosur në probleme akoma më të mëdha. Ndonëse është decentralizuar si sistem dhe kompetencë e komunave punësimet në shkolla bëhen pa kritere të mirëfillta të vlerësimit por duke u vlerësuar vetëm si militantë politikë e njerëz të afërt të politikës. Prandaj sot në shkollat tona kemi mësimdhënës të paaftët për ta bërë punën profesionale, dembel por edhe pa atribute të etikës profesionale.
Rasti i fundit i raportuar së një vajzë minorene është shfrytëzuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj në Drenas është vetëm një nga shumë të tilla çfarë mund të jenë në shkallë vendi. Por akoma më i trishtueshëm është rasti së në institucionin ku ajo ka shkuar për të kërkuar ndihmë ka përjetuar ferrin e vërtetë. Në Policinë e Kosovës ku është rrëfyer ajo aty ka filluar një kapitull tjetër i tmerrit,duke u dhunuar seksualisht e duke u shantazhuar në mënyrë psikologjike për muaj e vite të tëra nga një zyrtarë policor.
Kjo ngjarje i kalon përmasat e krimit dhe nuk justifikohet më asgjë. Por ky moment është thirrja e fundit është alarmi i fundit për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Arsimit që të reflektojë urgjentisht dhe të inkuadrojë orë e parë psikologët shkollorë në institucionet arsimore duke qenë së shkollat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa psikolog, psikologët e papunë e problemet një mal i pa fund!
Jo pse veç se duhet të punësohen këta profesionit por kontributi që mund ta japin ata brenda shkollës është tepër i madh. Pasi që roli i tyre është i shumëfishtë për shkollën por para se gjithash ata do të kontribuojnë jetësimin e edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me nevoja të veçanta, do të kontribuojnë në përgatitjen e fëmijëve që janë pa ndonjë aftësi të kufizuar që ata t’i pranojnë fëmijët me nevoja të veçanta në rrethin e tyre, që të kenë respekt për ta, t’u ofrojnë pjesëmarrje në aktivitete të përbashkëta shkollore dhe sportive dhe as sesi t’i paragjykojnë apo t’i përjashtojnë ata.
Psikologët mund të kontribuojnë në përgatitjen dhe mbështetjen e mësimdhënësve që ata ta menaxhojnë më sukses punën në klasë. Psikologët më lehtë do t’i identifikojnë nevojat dhe problemet specifike të fëmijëve por edhe do të vlerësojnë mënyrën se si të vazhdohet tutje duke i ofruar atyre alternativa dhe zgjedhjen e duhur. Psikologët do të kontribuojnë në hartimin dhe modifikimin e politikave nacionale që hyjnë në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim. Psikologët mund të ndikojnë në krijimin e klimës pozitive në shkollë, duke i inkurajuar mësimdhënësit që të punojnë me zell, të fuqizojnë bashkëpunimin me prindër, më të cilët shkëmbejnë informata të rëndësishme në lidhje më fëmijët.
Së këndejmi roli i psikologut shkollor është vendimtar dhe adresë e parë e nxënësve ndonëse në Kosovë po injorohet në mënyrë institucionale ky fakt. As pedagogu, as koordinatori për cilësi nuk mund të krahasohen më rolin shumë dimensional të psikologut shkollor. Prandaj i kemi këto probleme, i kemi këto lajme të trishtuara që ditë e për ditë raportohen anë e kënd vendit. Këtyre problemeve duhet t’u ofrohet zgjidhje me vendime relevante e të domosdoshme, pra inkuadrimin e profesionistëve të shëndetit mendor në shkolla e nuk mjaftohet vetëm më reagime në rrjete sociale që më shumë i përkasin formatit “me ka qu nana më la gojën” kishe po them diçka. Situata dhe gjendja e krijuar donë veprimin e shpejt të shtetit, përndryshe po humb besimi në institucionet shtetërore.