Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Pas 20 vitesh injorimi nga MASHT dhe DKA-të, psikologët duhet të angazhohen këtë vit ose kurrë!

Që nga pas lufta dhe fillimi i themelimit dhe konsolidimit të institucioneve në Kosovë sistemi i arsimit ka qenë në fokus të eksperimenteve, të aplikimit të qasjeve nga me të ndryshme kurrikulare të thirrura kinse në reforma progresive. Në fakt këto lëvizje e transformime nuk kanë prodhuar rezultate pozitive por përkundrazi është shënuar regres i madh që mund të konkludohet si dështim kombëtar në procesin më të rëndësishëm të një vendi siç është arsimi dhe edukimi i brezave. Këto dështime për çdo vit shihen në testin e arritshmërisë por edhe në maturën shtetërore.

Sistemi i arsimit është i zhytur thellë në probleme akoma më të mëdha. Ndonëse është decentralizuar si sistem  dhe kompetencë e komunave punësimet në shkolla bëhen pa kritere të mirëfillta të vlerësimit të kandidatëve dhe pa merita por duke u vlerësuar vetëm si  militantë politikë e njerëz të afërt të politikës dhe që janë në lidhje farefisnore. Prandaj sot në shkollat tona kemi mësimdhënës të paaftët për ta bërë punën profesionale, dembel por edhe pa atribute të etikës profesionale por edhe prej atyre që shkaktojnë dhunë fizike e psikologjike ndaj nxënësve në shkolla.

Më që jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ndonëse jo në kohën e zakonshme por me dy javë vonesë me arsyetimin se “nuk janë bërë përgatitjet” e nevojshme. Disi kjo nuk ka tingëlluar fortë si e justifikueshme që kanë qenë gati 3 muaj pushim vjetor në të cilin ka qenë e mundur të bëhen shumë gjera. Por MASHT është shndërruar në satelit të SBASHK-ut. Kjo e fundit bëhet e gjallë vetëm për kërkesa subjektive dhe materiale dhe kurrë njëherë nuk i dëgjohet zëri për cilësinë dhe suksesin në mësim të nxënësve.

Më gjithë paralajmërimin e fillimit të vitit shkollor, vit ky i cili është i jashtëzakonshëm për shkak edhe të pandemisë globale të koronavirusit. Nga prodhimi i analfabeteve funksional dhe dështimeve të një pas njëshme këtë vit shkollat tona mund të shndërrohen lehtësisht dhe nga pakujdesia në epiqendra të përhapjes së virusit korona. Prandaj ky moment është thirrja e fundit është alarmi i fundit për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Arsimit dhe DKA-të që të reflektojë urgjentisht dhe të inkuadrojë sa më parë psikologët shkollorë në institucionet arsimore duke qenë së shumica absolute e shkollave në Kosovë vazhdojnë të jenë pa psikolog.

Jo pse veç se duhet të punësohen këta profesionit por kontributi që mund ta japin ata brenda shkollës është tepër i madh e aq me tepër në funksion dhe promovim të ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor. Psikologët mund të kontribuojnë në përgatitjen dhe mbështetjen e mësimdhënësve që ata ta menaxhojnë më sukses punën në klasë në rrethana normale dhe në kohë pandemie.

Psikologët më lehtë do t’i identifikojnë nevojat dhe problemet specifike të fëmijëve por edhe do të vlerësojnë mënyrën se si të vazhdohet tutje duke i ofruar atyre alternativa dhe zgjedhjen e duhur. Psikologët do të kontribuojnë në hartimin dhe modifikimin e politikave nacionale që hyjnë në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim por dhe realizimin e këtij procesi në kohën kur pandemia më ritëm të shpejtuar por e kërcënon jo vetëm Kosovën por gjithë botën. Psikologët mund të ndikojnë në krijimin e klimës pozitive në shkollë, duke i inkurajuar mësimdhënësit që të punojnë me zell, të fuqizojnë bashkëpunimin me prindër, më të cilët shkëmbejnë informata të rëndësishme në lidhje më fëmijët në funksion ruajtjes së shëndetit.

Psikologët duhet të jenë në krye të taks forcës në mirë menaxhimin e klasave mësimore, udhëzues dhe vlerësues të zbatimit të udhëzimeve dhe rekomandimeve anti-COVID në shkolla.  Kush më mirë së psikologët mund ta promovojë distancimin shoqëror (një term i zbatuar për veprime të caktuara që ndërmerren për të ngadalësuar përhapjen e një sëmundjes ngjitëse të korona virusit, duke përfshirë rekomandimin për kufizimin e grupeve të mëdha të nxënësve që vijnë së bashku).

Të gjitha këto rekomandime dhe kufizime të kontaktit por edhe të mbajtjes së maskës duhet të aplikohen dhe zbatohen pa krijuar presion dhe panik tek fëmijët. Prandaj nëse tash e 20 vite roli i psikologut shkollor është injoruar, anashkaluar dhe përbuzur institucionalisht tani është momenti që ata të angazhohen jo pse ata kanë nevojë të punësohen por se platforma komëbtare e nisur për zbatimin e procesit mësimor në këtë vit të jashtëzakonshëm është e pamundur të këtë rezultate pozitive pa inkuadrimin edhe të psikologëve shkollor.

Prandaj, ne duhet të përcaktojmë pasojat e menjëhershme dhe afatgjata të COVID‐19 në rezultatet e shëndetit mendor në popullatë përgjithësisht, por edhe në grupe të prekshme, mbrojtëse dhe vet-izoluese pa i anashkaluar edhe nxënësit në shkolla. Ne urgjentisht duhet të kuptojmë se si bashkëveprojnë të gjithë këta faktorë dhe nëse këto pasoja do të kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje psikologjike që aktualisht nuk është në dispozicion.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …