Vet skema programore e RTK-së është për gërdi, programet dhe emisionet që transmetohen nga ky televizion i ashtuquajtur publik janë qesharake dhe larg çdo cilësie. Ky medium politik është shndërruar në industri të vjedhjes klasike të qytetarëve të varfër të Kosovës përmes faturave të KEDS-it për t’i mbuluar shpërdorimet e pa kontrolluara që bëhen nga ky medium që më shumë mund ta quajmë shtëpi publike se sa televizion publik.
Në këtë medium përditë vërshojnë njerëz që punësohen pa pikë kontrolli e kriteri sikur më hy në Albi Mall në një vikend një numër i madh i blerësve. Është e pa kuptimtë që të paguhen qoftë edhe 20 cent për një medium sikur RTK që brenda viti të plotë nuk të tërheq për ta shikuar 20 minuta!
Pse qytetarët e varfër të Kosovës t’i mbulojnë shpenzimet e luksit të RTK-së, pse qytetarët e Kosovës t’i paguajnë pagat treshifrore të drejtuesve të RTK-së? Këto pyetje duhet t’ua adresojmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mashtruesve ordiner, parazitëve më mëdhenj të sistemit legjislativ që ka pasur ndonjëherë ky vend të cilët duke pasur plotë punë më të meqme për të bërë, kanë vendosur që t’i fusin duart në xhepat e popullit për ta shpëtuar RTK-në.
Nëse ka diçka më imediate që i duhet këtij vendi është ikja e një orë e më parë e kësaj legjislature dhe falimentimi i RTK-së (Reketit Tendencioz Kriminal).