Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Shteti i Kosovës me standarde të dyfishta, për dikë nënë e për dikë njerkë!

Të gjithë të rinjtë që kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës e që nuk janë shqiptarë, por serbë boshnjakë, turq, ashkali etj, e kanë kaluar provimin edhe nëse nuk i kanë arritur 70% të pikëve të testit me shkrim, kriter minimal ky që vlen për kandidatët shqiptarë. Kjo pasi Qeveria e vendit ka marrë vendim që ta ulë pragun e kalueshmërisë të testit me shkrim për minoritetet prej 70% sa ka qenë, në 50%.

Në fakt një veprim i tillë është diskriminim jashtëzakonisht i madh për të rinjtë e të rejat shqiptare,  që kanë aplikuar për t’u bërë policë. Nuk mund të jetë kurrë   i barabartë ai më 70 pikë me atë që i ka vetëm 50 pikë. Ata që kanë aplikuar e që nuk janë pak pra rreth 10 mijë sa kanë mbetur tani në garë duhet ta kundërshtojnë një vendim të tillë.

Larg çdo paragjykimi, por kjo retorikë e këtij shteti më super privilegje për më pak së 10% të qytetarëve, që jetojnë në këtë shtet, që më shumë e mohojnë dhe nuk e njohin dhe vetëm për zhvatje e shohin edhe atë krejt në kurriz të më shumë se 90% të tjerëve që janë shqiptarë e që janë taksa-pagues të rregullt. Kjo praktikë diskriminuese duhet të ndalet! Shteti i Kosovës nuk duhet të funksionojë më standarde të dyfishta për serbët të jetë sikur nënë e për shqiptarët,  njerkë!

Vite më parë Kosova e ka bërë një marrëveshje me Serbinë që strukturat kriminale paralele në veri të vendit e që dirigjohen pikërisht nga Beogradi të inkuadrohen në institucionet vendore pa kurrfarë kriteri të rekrutimit. Madje shumë prej tyre vazhdojnë vetëm t’i marrin pagat nga buxheti i shtetit të Kosovës, nga taksat e qytetarëve shqiptarë! E në anën tjetër për plotë i kemi rrugët tona që bredhin të rinjtë tanë të diplomuar edhe me master e të pa punë dhe nuk shohin asnjë  dritë në fund të tunelit, nuk shohin perspektivë, ngase shteti ua ka vrarë ëndrrat për një jetë më të mirë. Ata e shohin si mundësi vetëm ikjen nga ky vend për të shpëtuar nga varfëria dhe mjerimi i këtushëm. Ikja nga ky sistem politik, që gjithçka mund të quhet vetëm shtet i sundimit të drejtësisë dhe demokracisë jo.

Rinia e Kosovës nuk e meriton një gjë të tillë, ajo është më e shkelura më e izoluara, më e nëpërkëmbura, më e varfra në gjithë Evropën. Të pakën shtypjen nga shteti i vet nuk e meriton assesi. Të mos e shohin rininë vetëm si hambar të votave në kohë të zgjedhjeve politike. Këta politikanë punën me të madhe që po llogarisin ta bëjnë është liberalizimi i vizave që do të rezultonte më zbrazjen masive të Kosovës nga rinia e saj. Vetëm brenda një viti mbi 30.000 të rinj e kanë lëshuar Kosovën. Është momenti i fundit që ky shtet të kthjellet, është momenti të reflektojë e të kthejë kokën pak nga rinia  deshën apo nuk  deshën,  ajo është e ardhmja e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …