Labinot Dervishaj: Turp, 20 vjet në liri e 10 vjet shtet e shtatorja e Adem Jasharit ende mungon në kryeqytet!

Labinot Dervishaj: Turp, 20 vjet në liri e 10 vjet shtet e shtatorja e Adem Jasharit ende mungon në kryeqytet!

Të shkruash për Adem Jasharin, Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është punë e thjeshtë, ngase duhet menduar shumë herë para se ta vendosesh një fjalë apo një tekst për këtë hero. Pasi që vepra dhe sakrifica e tij sublime është unikate në gjithë historinë botërore dhe i kalon përmasat e thjeshtësisë njerëzore. Kushtrimi i pushkës së Adem Jasharit dhe i fisit tij e ngriti në këmbë gjithë Kosovën dhe e bashkoi rreth një ideali që më shumë ndershmëri dhe krenari e udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës deri në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e NATO-s për ta parandaluar spastrimin etnik dhe krimet makabre që po i bënte Serbia ndaj popullatës civile shqiptare. Jehona e pushkës së tij me gjithë ngjarjet e tjera që e pasuan e mori epilogun racional në qershor të vitit 1999, Kosova u çlirua përfundimisht nga kthetrat sllave dhe do të frymojë  e lirë për jetë të jetëve e lirë.

 Me krijimin e rrethanave të reja të jetës dhe sistemit politikë në vend të filluara nga pika zero nuk mund të themi së nuk është punuar asgjë, por mund të theksojmë me bindje të plotë nuk është bërë sa duhet. Është fat i mirë që në dy dekada Prekazi është vendi me i vizituar jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Njerëz të thjeshtë dhe personalitete të shquara ndër ta edhe ndërkombëtar kanë bërë nderime para veprës dhe sakrificës sublime të Adem Jasharit. Janë shkruar fjalë të mëdha dhe libra për Adem Jasharin, janë emetuar shumë shkolla e rrugë me emrin e kryetrimit legjendar. Në shumë sheshe e qytete janë ngritur shtatore për këtë hero duke filluar në Skenderaj, Vushtrri, Malishevë, Lipjan, Tiranë, Shkup e shumë vende të tjera.

 Por 20 vite nga epopeja e UÇK-së e plotë 10 vite nga krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës vazhdon të mungoj shtatorja e Adem Jaharit në Prishtinë. Kjo është një papërgjegjësi e madhe e të gjitha partive politike dhe e gjithë kryetarëve të një pas njëshëm të Prishtinës që nga viti 2000 e deri me sot. Është papërgjegjësi dhe turp i madh për të gjithë liderët politikë në vend për mungesë të iniciativës dhe vullnetit për ta vendosur shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë. Në asnjë mënyrë nuk kontestohen shatorët e figurave të tjera historike të vendosura në sheshet e kryeqytetit por do të duhej që në mes të tyre të ishte me e theksuara dhe kryesorja shtatorja e Adem Jasharit.

Por për ironinë më të madhe e gjithë spektri politikë në këtë 20 vjetor jubilar ka qenë i kamufluar dhe aspak i sinqertë vetëm me deklarime e postime të shkurta formalitet fare dhe asnjeri nga ta nuk e ka ngritur shqetësimin për shtatoren që i mungon në Prishtinës tash e sa vite. Nuk është nderim vetëm ta kujtosh me një vizitë apo një paragraf fjalësh në ditë përvjetorësh, por nderimi ka edhe dimensione të tjera. Bac për keqardhje ende nuk është kryer amaneti yt, Bac të kemi borxh shumë ne si popull ty edhe si shtet!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …