Labinot Dervishaj: UÇK është e popullit liridashës dhe nuk është e asnjë partie politike

Labinot Dervishaj: Ushtria Çlirimtare Kosovës është epoka që shkëlqen sikur ari

Historia e kombit shqiptar nuk fillon këtu, ajo i ka fillet e saj aq larg sa vetë historia e njerëzimit dhe nga koha e lindjes së nocionit komb në botë e këtej. Fati jo gjithherë ka qenë në anën tonë si komb, na është dashur shekuj që të përballemi më pushtues të ndryshëm e më barbaritë e tyre. Ndonëse të rrahur e të vrarë por kurrë njëherë të nënshtruar. Aq e madhe ka qenë urrejtja ndaj nesh si komb sa që po të mundin do të nga ç’rrënjosnin fare nga faqja e dheut e këtë synim e kanë pasur të gjithë pushtuesit por ja që ka qenë mision i pamundur për gjithë secilin prej tyre edhe pse nga fuqia luftarake ka qenë çdoherë në anën e tyre por përballë tyre stoik ka qenë morali i lartë dhe atdhedashuria e jashtëzakonshme shqiptare e pathyeshme e pamposhtur dhe trashëguar brez pas brezi.

Më shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 është menduar së për shqiptarët po hapet një kapitull i ri i jetës, ai i lirisë por realiteti rezultoi të ishte ndryshe. Fuqitë e Mëdha të kohës nën ndikimin dhe oreksin e pangopshëm të shteteve fqinje për toka shqiptare vendosën ta copëtojnë Shqipërinë forcërisht e padrejtësisht duke ia rrëmbyer asaj në shumë së gjysmën e territorit. Fati ynë kështu nuk e deshi por fatin tonë kësaj radhe e shkruan dhe bënë të tjerët padhimbshmërisht. Secila trevë shqiptare e mbetur jashtë trungut amë ishte keq e më keq së tjera, si një gjymtyrë e shkëputur nga trupi që nuk funksionon dot pa pjesën tjetër.

Njëra nga pjesët më të mëdha që iu aneksua Shqipërisë padyshim ishte Kosova vatër kjo liridashëse e qëndresë së vazhdueshme heroike. Pra shqiptarët e Kosovës duhet ta vazhdonin ende luftën dhe përpjekjet e tyre për liri. Nuk kanë munguar asnjëherë kryengritjet dhe trimat që nuk janë pajtuar më pushtimin e Kosovës duke filluar nga Isa Boletini, Shaqir Smaka, Azem e Shotë Galica, Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Ahmet Delia, Nebih e Tahir Meha si dhe shumë të tjerë që ia kthyen pushkën Serbisë. Dalë nga dalë por vitet e robërisë po u trashnin e bashkë më të edhe zullumi ndaj shqiptarëve. Së një luftë e përmasave të mëdha ishte në prag të shpërthimit të saj e paralajmëruan demonstratat masive të rinisë studentore në fillim të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar ku as më tanke e plumba armiku nuk e shuante idealin shqiptar për liri.

Në fillim të viteve të 90-ta Serbia filloi më aplikimin e masave të dhunshme më dëbimin e shqiptarëve nga puna, më mbylljen e shkollave dhe Universiteti të Prishtinës, duke burgosur, keq trajtuar e vrarë shqiptarë, donte që të na zinte edhe diellin, por ajo vetëm e sosi drumin tonë. Në Drenicë, në djepin e ëndrrave liridashëse të shqiptarisë një familje drenicase hapur i shpallë luftë Serbisë. Kulla e Shaban Jasharit në Prekaz do të hynë në shënjestër të aparatit shtetëror serb. Asaj shtëpie i mësyhet por pa sukses, aty thyhet keq Serbia. Aty po bënte qëndresë njeriu që kishte lindur pa ndjenjën e frikës por në një ditë të shënuar të kombit shqiptar më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari, njeriu që i ka kaluar përmasat e të qenurit njëri i zakonshëm. Në vitet e 90-ta kudo në Kosovë djem të zgjedhur rrokën armët dhe në ilegalitet vepruan, i shtuan radhët dhe u faktorizuan nën një emër e në një komandë dhe pastaj për t’u shfaqur publikisht e vepruar si një faktorë i qëndresës që lindi nga gjiri i popullit të nëpërkëmbur e të shtypur për liri.

Kjo forcë e mori emrin ashtu siç e kishte para përcaktuar misionin e saj, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe që do të udhëhiqej nga Adem Jashari. Betejën e parë UÇK-ja e zhvillon më 26 nëntor 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt dhe nën udhëheqjen e Adem Jasharit, policia serbe kthehet mbrapshtë dhe e mposhtur. Kishte ardhur momenti që pikërisht më 28 nëntor ajo të dilte publikisht dhe në mesin e popullit e gjeti ngrohtësinë dhe mbështetjen maksimale. Së do të bëhej luftë së do të derdhej gjak më nuk kishe mëdyshje së kjo rruga dhe alternativa e vetme e mbetur për ta fituar lirinë e shumë dashur. Por kush më mirë i prinë luftës së një komandant që vdekjes nuk iu frikësua aspak e kush jepte kushtrimin më të madh së Adem Jashari dhe pushka e tij. Më luftën dhe më sakrificën më sublime që e njehë historia e shkruar e njëzimit deri më sot ai i ngriti në këmbë e gjithë kombin duke bërë organizimin më të madh në historinë e kësaj treve shqiptare nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra lufta dhe sakrifica e pashoq e komandantit legjendar u bë pikë reference dhe motivimi për bijtë e bijat më të mirë të kombit që t’i marrin armët dhe t’i përgjigjën kushtrimit të atdheut.

Më pastaj u deshën të zhvillohen shumë luftëra, shumë beteja anë e kënd Kosovës, e në altarin e lirisë ranë më pushkë në dorë për mos të vdekur kurrë mijëra dëshmorë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurdo herë ishte në mbrojte të popullsisë civile, ndonëse e armatosur lehtë në raport më armikun shekullor arrinte që atij t’i shkaktonte humbje të konsiderueshme në çdo ballafaqim e në çdo betejë.  UÇK-ja e ka dëshmuar së është organizimi më i fuqishëm shqiptarë gjatë gjithë luftërave për liri. Lufta e drejtë dhe e shenjtë e sajë është përkrahur nga atdhedashësit e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Lufta e drejtë dhe e shenjtë e saj e ka sensibilizuar edhe faktorin ndërkombëtar të kohës sidomos SHBA-të duke e cilësuar luftën e UÇK-së si shumë të arsyeshme.

Gjatë ditëve kur çlirimtarët po thurnin lavdi, propaganda ndaj saj e orkestruar nga mediet serbe si dhe qarqet shqip-folëse nuk ndalej duke tentuar për ta minimizuar dhe zbehur rëndësinë e saj si dhe për ta ulur motivin e luftës. Në ndodhur në një moment të tillë delikat u lind nevoja për lindjen e një mediumi informativ të luftës e që u vendos të quhet Radio Kosova e Lirë e cila filloi punën në rrethana të jashtëzakonshme për ta informuar drejtë popullin dhe opinionin ndërkombëtar për rrjedhat e luftës, për të thirrur në mobilizim dhe shtim të radhëve të UÇK-së, për ta mbajtur lartë moralin e luftës çlirimtare.

Pranvera e vitit 1999 do të ashpërsonte më shumë agresionin serb i cili mori hov të madh më masakra dhe spastrim etnik ndaj popullsisë civile shqiptare e që bëri aktivizimin edhe të NATO-s nga ajri për ta luftuar e ndalur gjenocidin serb. UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë iu shtua një aleatë i fuqishëm ose thënë më ndryshe UÇK ishte këmbësoria e NATO-s që nuk u mposht për asnjë moment. Ajo i largoi nga vendi gurët e kufirit të pa natyrshëm që një shekull i ka ndarë shqiptarët duke hapur kështu mundësinë e armatosjes dhe furnizimit me armë dhe për të arritur në 12 qershorin e vitit 1999 kur Kosova e fitoi lirinë e UÇK-ja e fitoi luftën. Në atdheun e shqipëve, në tokën e skuqur më gjaku filloi jeta e re. Lirinë e ndjenin të gjithë sikur më frymëmarrje, më shtëpitë e djegura por më oxhakët e mbetura. UÇK-ja e kreu misionin e saj, vendi u përfshi në procese të reja shtet-ndërtuese. UÇK u demilitarizua por si inspirim nga ajo lindën edhe dy UÇK të tjera në trevat shqiptare, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë por pa namin e UÇK-së së parë.

Vitet e pas luftës nuk rezultuan të favorshme, vendit iu deshtë të plotësoj shumë kushte e standarde për të arritur deri tek shpallja e pavarësisë por edhe pas deklarimit të mëvetësisë. Gjatë gjithë kësaj kohe E deri më sot UÇK-ja ndonëse nuk është më aktive është luftuar vazhdimisht tanimë në paqe nga propaganda serbe si dhe jugo-mediat nostalgjike të Serbisë por që për fat të keq shkruajnë shqip. UÇK-ja pos luftës së armatosur e ka fituar edhe luftën e paqes e akuzuar për krime por dalë plotësisht faqebardhë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës nga komandantët Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. UÇK është etapa më e ndritur e historisë tonë kombëtare, UÇK është epoka që shkëlqen sikur ari. Në shkëlqesinë e sajë reflekton lufta e drejtë e saj ani së të ta besët edhe në ditët e sotme vazhdojnë ta kontestojnë, ta mohojnë dhe t’i jepnin kuptim tjetër luftës së shenjtë të saj.

UÇK-ja liri-sjellësja e jonë në Kosovën e pavarur është e burgosur për deri sa ish-Komandanti i Përgjithshëm Sylejman Selimi vazhdon të mbahet peng i burgosur padrejtësisht. Por UÇK ka lindur vetëm për fitore asaj i përket triumfi e lavdia. Atë nuk do ta mposht asnjë gjykatë politike ashtu siç nuk mundi ta mposhtë më zjarr e hekur Serbia. UÇK pak faktorë në historinë e njerëzimit do të qëndronin sikur ti. Në një vend ku liria e shprehjes dhe arti i të bërit gazetari nënkupton shprehjen e mllefit dhe urrejtjes patologjike të disa mediave e individëve kundër luftës së UÇK-së duke e mirëpritur më padurim e kureshtje të madhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale apo ndonjë procesi tjetër që do ta dëmtonte imazhi e UÇK-së. Hipokrizi e anti-atdhetarizëm i paparë por që nuk do të këtë sukses sepse UÇK-ja ka hyrë në historinë më të artë të kombit shqiptarë. UÇK faleminderit, së do të jesh udhërrëfyese e brezave të rinj për ta ruajtur lirinë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …