leoni

Labinot Gjini: Adem Jashari adhuronte Çerçiz Topullin

Ka shumë kohë që figurat tona kombëtare, sidomos ato më të ndritshmët, janë bërë shënjestër e shpifjeve të ndryshme. Kuptohet se atë që kanë sulmuar më së shumti është vetë ati i kombit shqiptar : Gjergj Kastriot Skenderbeu. Ky vigan i shqiptarisë, për të cilin n’a e ka zili mbarë Ballkani dhe që mundohen të n’a e rrëmbejnë, nuk sulmohet rastësisht. Ai është nyja më e madhe e kombit shqiptar dhe, si i tillë, ai u dashka të shkatërrohet.

 

Kuptohet se për të shkatërruar një vigan siç është Skenderbeu armiqëve tanë ju është dashur të kalojnë nëpër një strategji të hollë. Duke e pasur parasysh se në brendësinë e kombit shqiptar ekzistojnë një shumëllojshmëri besimësh, këta armiqë të popullit janë vërsulur me propaganda fetare duke besuar se feja do të mund t’a kalojë ndjesinë kombëtare tek shqiptarët. Kështu, ata nuk hezituan që t’a shpallin Skënderbeun si një luftëtar të krishtit pavarësisht se faktet historike flasin tërësisht të kundërtën. Ata e menjanojnë qëllimisht faktin se Skenderbeu i mblodhi shqiptarët më 2 Mars 1444 në Kuvendin e Lezhës me qëllim që të lidh një besëlidhje ndërshqiptare. Akt i cili është treguesi i pjekurisë së kushtëve që etnia shqiptare të shëndërrohet në komb shqiptar. Me këtë Kuvend shqiptarët sot mund të krenohen se janë kombi i parë në botë, pavarësisht se disa vjet më vonë ata pësuan një pushtim për disa shekuj dhe mbetën pa shtet-kombin e tyre. E menjanojnë edhe faktin se ai luftoi edhe kundër Venedikut dhe pati marrëdhënie armiqësore me serbët në Veri. Të gjitha faktëve ju ikin me qëllim që të vënë theksin mbi gjysmë-faktet që ju konvenojn, të cilat nuk kanë asnjë shpjegim në vetëvete, pa ndërlidhjen me të tjerat. Megjithatë, epoka e Skenderbeut ishte një epokë e apogjeut të kombit shqiptar dhe asaj i kënduan gjenerata të tëra patriotësh musliman e të krishter në luftën për liri kundër pushtuesit osman. Aq ishte krenari e kombit qëndresa e Skenderbeut sa që, nëse për Rilindjen Evropiane ishte rilindja e kulturës dhe filozofisë antike, për Rilindjen Kombëtare Shqiptare ishte rilindje e Shqipërisë së Skenderbeut. Sot, ai mbetët, për shqiptarët, profeti i shqiptarisë.

 

Por, armiqët tanë, përmes disa shqipfolsëve të paguar mirë, nuk sulmuan vetem Skënderbeun ata ju vërsulën çdo figure shqiptare me qëllim që ta përdhosnin me të pavërteta të shumta. Propagandat nuk munguan për asnjërinë prej tyre duke tentuar që ti ndajn heronjët tanë sipas përcaktimit fetar. Gjë që ata vetë nuk e kanë bërë kurrë gjatë jetës së tyre. Dhe, të gjithë e dimë se në të gjitha luftërat shqiptarët luftuan krah për krah me njëri-tjetrin pa pyetur për fenë. Por, shpikësit, propaganduesit, gënjeshtarët, sharlatanët duke shfrytëzuar krizën ekonomike-sociale dhe politike nëpër të cilën po kalon populli ynë, nuk ndalen se nuk ndalen në përpjekjet e tyre për të përçar popullin më fisnik që njeh Evropa.

 

Ata i janë vërsulur edhe figurës së njeriut që mahnit botën me flijimin e tij për liri. Me atë që diti, në këto kohë moderne, t’i tregoj botës me një akt të vetem se kush ishte dhe kush është shqiptari dhe si vdes ai për lirinë e tij. Adem Jashari, një yll i ri polar në mesin e yjëve të shqiptarisë, nuk meriton të përgojohet nga ata që vetem vrerë nxjerrin nga goja e tyre. Por, këta gojëligët nuk e dinë se ç’është shenjtëria, nuk e kuptojn dot aktin e flijimit për lirinë e atdheut. Ata njohin vetem veten e tyre dhe të ardhurat që vijn nga jashtë të tërhequra nga veprimtaria tyre e ligë.

 

Kështu, këta faqezinjët tentuan t’ja mveshin Adem Jasharit se gjoja ai paska qenë një fetar i madh dhe ai kishte rënë xhihad për hir të “Allahut”. Këtë postulat ata e mbështesnin tek një video ku nëna e Adem Jasharit duke treguar për një rrethim të mëhershëm, thoshte se “kemi qenë duke ngrën syfyr”. Por edhe tek mjekrra e Adem Jasharit, të cilën e etiketonin si mjekërr islamike.

 

Pra, gjithëmonë brenda filozofisë së ndarjes së heronjëve tanë sipas fesë dhe gjithëmon sipas qëllimit për ti shëndërruar heronjët kombëtar në “hero” fetar, edhe Ademin e madh ata e përgojuan duke shpikur mbi të.

 

Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe për secilin hero kombëtar që njeh historia jonë. Asnjëri prej atyre që ka arritur në mesin e yjëve që shëndërrisin mbi këtë komb, nuk ka qenë ndonjë fetar i madh. Dhe kurrë, asnjëri prej tyre, nuk ka gjuajtur asnjë fishek të vetem në emër të ndonjë feje. Ata jetuan dhe vdiqën si shqiptarë, pavarësisht se cilës fe ata i përkisnin.

 

E veçanta e këtij kombi tonë është edhe fakti se heronjët tanë (ashtu siç çdo qytetar i yni) frymëzoheshin dhe frymëzohen nga njëri-tjetri, pavarësisht përkatësisë krahinore apo fetare. Është gjëja më natyrale që një qytetar i veriut të Shqipërisë (Kosovës) të frymëzohet nga një hero i jugut (Çamërisë) dhe anasjelltas. Është diçka tepër natyrale që një shqiptar i përkatësisë islame të frymëzohet nga një hero shqiptar i cili ishte i përkatësisë së krishter dhe anasjelltas. Kjo ndodh për vetë faktin se të gjithë heronjët tanë kishin vetem një qëllim : Shqipërinë ! Kjo i kishte bërë vaki edhe me Adem Jasharit.

 

Adem Jashari, jo vetem se nuk kishte një mjekërr islame (gjë që dallohet mjaft lehtë nga ata që kanë sy për të parë), por ai kishte mjekrrën e heroit Cerçiz Topulli. Heroi kombëtar, Cerçiz Topulli, i cili ishte komandant i çetave që po luftonin turkun dhe grekun në Jug të Shqipërisë në fillim të shekullit XX, ishte frymëzuesi më i madh i Adem Jasharit. Edhe Cerçizin e thërrisnin “Komandant” ashtu siç Adem Jasharin. Ai ishte shembëlltyra e një trimi të vërtet që këndonte gjatë betejave kundër armiqëve. Kështu edhe Adem Jashari bënte : ai këndonte duke luftuar ! Për nder të Cerçiz Topullit, Adem Jashari kishte imituar edhe pamjen e tij. Sikur donte ti çonte mesazh ushtrisë serbe se ajo kishte punë jo vetem me Veriun shqiptar dhe me kohën e tanishme, por edhe me Jugun dhe me të gjithë historinë e popullit tonë. Sikur donte ti thoshte armiqëve të të gjitha bordëve se shqiptarët janë të bashkuar për të bërë Shqipërinë përtej çdo krahine, çdo feje dhe çdo ideologjia. Ata janë një siç jam një unë me Cerçizin.

 

Shkrimi nuk është vetem letrar, frymëzimi i Adem Jasharit nga Cerçiz Topulli është një fakt historik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …