Labinot Gjini: E ardhmja jonë do të jetë e kaluara e rikthyer

 Nëse e përcjellim  me kujdes propagandën e militantëve të PLDK-së, do të çuditemi se si ajo gjithëkohën sillet rreth të kaluarës së lavdishëme të cilën nuk u ndalën kurrë t’a përvetësojn e privatizojn. Në një të kaluar në të cilën realisht ishin të ndarë dhe kundërshtar. Kundërshti dhe ndarje e cila nuk kishte më kuptim përball të tashmës e cila po e kërcënonte t’i lë në të kaluarën. Pra, të kërcënuar nga e tashmja, ata (PDK-LDK) herët kanë filluar këtë bashkim progresiv deri tek zyrtarizimi i saj vitin e kaluar. Në anën tjetër, nëse i shikojm militantët e opozitës dhe mbarë popullin shqiptar, do të kuptoni se si ata gjithëkohën rrahin argumentët e faktët për të tashmën dhe të ardhmën e vendit tonë. Pse ndodh kështu, do pyesnim ? Sepse, shumica e këtyre militantëve të PLDK-së prej luftës së Kosovës e këndej nuk kishin më me çka të lavdërohen dhe as të argumentojn. Kjo periudhë 16 vjeçare është e mbushur me të zezat e tyre. Për të tashmën nuk kanë as çka të thonë sepse e tashmja nuk është vetem e zeza e jonë nga të bëmat e tyre, por është kohë e zezë edhe për ta. Është koha kur tradhëtia e tyre progresive ka dalur në sipërfaqe dhe ka marrur kuptimin e plotë të saj me marrëveshjet e fundit që u bënë me Serbinë. Tradhëti në të cilën secili prej tyre ka ngjyrë në të sipas kaçikut të vetë, por asnjë sa Hashimi dhe Isa Mustafa.

 

Janë të zezat e tyre që kanë bërë përgjatë këtij lapsi kohor ato që shpjegojn edhe diskurset e tyre plotë konfuzion, kundërthënës, banal e vulgar me gënjeshtra lehtë të deshifrueshëme e që ju vje era mashtrim shumë larg. Tani që tradhëtia ka marrur formën e plotë të saj, këta militantë dhe shefat e tyre kanë shtuar në agresivitet, urrejtje, kërcënim e mllef në diskursin e tyre. Ndjenja e të qenurit pakicë në legjitimitet edhe pse shumicë në legalitet është një ndjenjë që ata nuk po e përballojn dot. Të humbur në kohë dhe hapësirë në të tashmën, ka kohë që ata nuk po gjejn më fjalë për të ardhmën. Për më tepër, e ardhmja nuk mund të qëndroj asesi në diskursin e tyre sepse këta njerëz jetojn vetem në të kaluarën e tyre personale e grupore (dhe jo kolektive) me të cilën ju ka mbetur vetem ripërsëritja e auto-lavdatave bajate në të tashmën. Shikimi nga e ardhmja i ka trembur jashtë mase nga vetëdija se nuk do të jenë protagonistët e saj. Cka shpjegon edhe super mllefin që kanë me të dhe luftën që i bëjn asaj.

 

Kurse opozita të kaluarën ja ka lënë historianëve dhe ka marrur pozicion në të tashmën duke u mbështetur në një projeksion në të ardhmën që thotë se populli shqiptar meriton të jetë një popull i bashkuar në një shtet të vetem; në një shtet ku korrupsioni dhe krimi i vërtetë luftohet: një shtet i cili lufton për një perspektivë zhvillimi ekonomik, politik, ushtarak e kulturor për t’i dhënë nderin shqiptarit dhe shqiptarisë në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, për një realizim të tillë lufta duhet të bëhet në të tashmën duke luftuar të gjitha pengesat që n’a dalin përpara përmes diskursit dhe veprimit. Pra, që e ardhmja e projektuar të realizohet, ne duhet të përpiqemi, të luftojm, të rezistojm në të tashmën. Pra të qëndrojm kundër projektëve fashiste që po tentojn të n’a çojn përmes gënjeshtrave dhe mashtrimëve drejtë një jugosllavizim të ri të Kosovës që po e quajn “pajtim” e “normalizim” të marrëdhënieve me Serbinë. “Pajtim e normalizim të marrëdhënive”, që në një kohë tjetër Titoja e kishte quajtur “vllaznim-bashkim”. Pra, e ardhmja mbrohet këtu, tani, në çdo ditë, në çdo orë, në çdo minutë të sajën dhe jo në të kaluarën dhe as në të ardhmën. Ne nuk duam të ripërsërisim gabimet historike që n’a kanë çuar shpesh të heshtim në të tashmën dhe, më pastaj, të luftojm në të ardhmën për të kaluarën e humbur. Jo ! Është më mirë të luftojm pak në të tashmën për të ardhmën se sa të luftojm shumë në të ardhmën për të rindreçur të kaluarën të cilën e kishim humbur.

 

Ky dallim ndërmjet filozofive duket i vogël dhe teorik por ai është me një efekt tepër të madh në të menduarit dhe të vepruarit dhe ai mund të ndjehet në çdo lëvizje e çdo sjellje të njerzëve të njërës apo tjetrës palë. Për më tepër, ai është tregues i madh se pse opozita do t’a fitoj betejën e saj kundër Zajednicës. Këtë Zajednicë e cila është një levë e fuqishëme që po kërkon që e kaluara të bëhet e ardhmja jonë. Të fitoj mbi këta njerëz të të kaluarës të cilët po kërkojn që të n’a vërshojn me të kaluarën e tyre edhe në të ardhmën tonë.

 

Të gjithë pajtohemi se të kaluarës duhet njohur meritat e saja (aty ku bëri për lirinë tonë) në mundësimin e të tashmës, por të gjithë duhet t’a kuptojm se ajo nuk do të mundet dhe nuk do të ketë asnjëherë kapacitetin që t’a shtyjë të tashmën drejtë të ardhmës. Ata që janë dorëzuar para të tashmës nuk munden t’a mendojn më të ardhmën. Ata që janë dorëzuar para të tashmës munden vetem të kërkojn të kaluarën. Dhe kur e kaluar kërkohet në të tashmën, atëherë ajo rivërshon të ardhmën. Përkundër atyre, e tashmja shtyhet vetem nga ata që luftojn në të tashmën të tërhequr nga vizioni që kanë shtrirë mbi të ardhmën e afërt dhe të largët. Dhe e ardhmja jonë nuk do të jetë e kaluara e tyre. Populli shqiptar nuk do të lejoj që e kaluar të rikthet dhe të bëhet e ardhmja e tyre. Populli shqiptar i ka çuar gishtin e mesëm Titos dhe i është përkulur me respekt të kaluarës së lavdishme të UCK-së, të cilën do t’a nderojnë përjetësisht. Dhe, sot shqiptarët po i thonë të kaluarës të marrë vendin e saj në memorien kolektive dhe në faqet e historisë sonë dhe të ndal përndjekjen e fatit të shqiptarëve. Shqiptarët kanë vendosur sytë drejtë një të ardhme e cila nuk do të jetë e kaluara e rikthyer, por e tashmja jonë duke u bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …