Labinot Gjini: Jugosllavia është zhdukur, jugosllavët kanë mbetur


Këlyshi i Titos dhe i Millosheviçit, kolaboracionisti besnik i pushtuesit të tokava shqiptare, Isa Mustafa, arriti të bëhet Kryeministër i Kosovës së çliruar nga pushkët e lirisë së UCK-së. Nga ato pushkë të atyre trimneshave dhe trimave shqiptar që ai, në një zë me Beogradin, i quajti terroriste. Ky kolaboracionist tipik i pushtuesit nuk do të kishte pasur kurrë mundësinë që të arrijë të bëhet udhëheqës i një shteti të bërë falë flijimit të më të mirëve tanë sikur të mos ishte ndihma e atyre që e tradhëtuan idealin e UCK-së e që e ndihmuan të ngritët në majet e pushtetit. Ishin ata, të cilët pas lufte vrapuan pas pasurimit të paligjshëm, të pamoralshëm që zhvilluan përmes vjedhjës së pasurisë kolektive, që tradhëtuan shokët e tyre të rënë në beteja e luftës. Idealët e UCK-së u tradhëtuan pikërisht nga ata të cilët më së shumti u fërkuan për vlerat e UCK pas luftës; u fërkuan për të, për t’a tradhëtuar sa më lehtë dhe sa më mirë. E tradhëtuan sepse synimet e tyre ishin shumë më vizion-shkurtër se sa synimet e UCK-së dhe të ideatorëve të saj. Synimet e UCK-së, ata, nuk i panë si synime të tyre, por vetem si instrument, si mjet që duhej shfrytëzuar për të arritur synimet e tyre vetjake.


 


Pasi tradhëtuan idealët dhe ideatorët e UCK-së, ata tradhëtuan edhe vendin e tyre. Prandaj, ata që çuditën se si u bë i mundur ky bashkim në mes dy të kundërtave (PDK-LDK), nuk e kanë kuptuar se ka pasur një transformim drastik përbrenda këtyre partive ndërkohë dhe se ato nuk ishin më ato që ishin më parë. LDK-ja ishte infiltruar thellësisht nga kolaboracionistët e vjetër jugosllavë dhe ata kishin arritur në maje të saj shumë shpejt. Në anën tjetër, në PDK kishte ndodhur një puç nga ata që kishin tradhëtuar çdo ideal të UCK-së dhe nga ata të cilët, më vonë, do të tradhëtonin në mënyrë progresive kombin shqiptar duke i bërë koncesione të mëdha Sërbisë. Momenti i bashkimit të këtyre dy forcave politike ishte vetem një moment i zyrtarizmit të një bashkimi real ideologjik që ka rrënjët thellë në jugosllavinë e vjetër që n’a predikonte dikur bashkim-vëllaznim dhe që sot predikon pajtim-pajtim.


Sot, pas asaj që nuk mund t’a quajm ndryshe pos një tradhëti të pastërt kombëtare që u bë me nënshkrimin e Zajednicës (plus demarkacioni me M.Z.), bashkimi i këtyre dy forcave politike është betonuar. Këtë betonizim e ka bërë tradhëtia që i karakterizon të dy grupet politike qeverisëse. Janë tradhëtarët e vjetër që janë bashkuar me tradhëtarët e rinjë. Pra, është tradhëtia që i ka bashkuar dhe që do t’i mbaj përjetë bashk kundër popullit të tyre shqiptar. Ata e dinë se populli shqiptar nuk do t’i fal kurrë për tradhëtitë e tyre dhe e dinë se nuk kanë për të shpëtuar lehtë nga kjo situata ku e kanë sjellur Kosovën. Prandaj edhe e kanë betonuar këtë bashkim tradhëtarësh me qëllim që të jenë më të fortë përball bashkimit të popullit shqiptar që kanë përball.


 


Jugosllavia ka ra, por jugosllavët kanë mbetur ende të fuqishëm në vendin tonë. Jugosllavia ka ra, por jugosllavët ende ëndërrojn për të. Jugosllavia ka ra, por jugosllavët ende shpresojn në një ringjallje të saj. Dhe, pikërisht, bisedimet me Serbinë kanë prej fillimit qëllimin e një ringjallje të një bashkimi gradual me Serbinë në afatin e gjatë. Kjo është tepër e qartë për çdo njohës të politikës dhe për çdo mendje racionale. Qeveria tradhëtare e Kosovës me në krye asokohe Hashim Thaçin ka pranuar të heq dorë nga çdo pretendim të bashkimit të Kosovës me Rep. e Shqipërisë, por jo me atë të Serbisë. Qeveria e Hashim Thaçit ka pranuar të heq dorë nga çdo simbol kombëtar, nga çdo festë kombëtare, nga vetë historia shqiptar dhe nga vetë kombësia shqiptare. Ai ka tentuar dhe po tenton përmes marionetave të veta jugosllave që të shpikin edhe një gjuhë “kosovare” për këtë. Hashim Thaçi është ai që ka pranuar që shqiptarët e Kosovës të quhen “komunitet etnik” ndër komunitete tjera që përbëjnë Kosovën dhe jo komb. Ai ka pranuar, pas shpalljës së Pavarësisë së Kosovës që kjo Pavarësi të merrë një kah sui generis në historinë e shtetëve dhe të shëndërrohet në një pavarësi me “p” të vogël në kuadër të një super sovraniteti të Serbisë. Të gjitha aktët ndërkombëtare, të gjitha zhvillimet politike, të gjitha raportët dhe marrëveshjet me Serbinë e dëshmojn këtë. Prandaj, edhe Serbia vazhdon të rivendikoj sovranitetin e saj mbi Kosovën dhe në mënyrë implicite j’a ka njohur dhe po j’a njeh këtë bashkësia ndërkombëtare. Kjo e shpjegon edhe lëvizjen dhe veprimtarinë e lirë të zyrtarëve të shtetit serb në Kosovë pasur nevojë të marrin leje nga Prishtina. Ko e shpjegon edhe ardhjen e Gjuriçi dje në Zveçan ku përuroj bustin e mbretit serb Milutin me ç’rast falenderoj të gjithë ata që po i japin zor që Serbia të qëndroj e fortë në Kosovë.


 


Me Zajednicë, është finalizimi i një orientimi politikë të pakthim për Kosovën e cila do t’a çoj atë nën një lidhje të përhershëme me Serbinë. Në një lidhje ku sovranitetit të Serbisë do t’i njihet nga ndërkombëtarët një supremaci sovranitetin që ushtron Prishtina mbi Kosovën. Sovraniteti i Serbisë do të jetë kupola e sovranitetit të Kosovës. Mirëpo, kuptohet, Serbia nuk do të mund të jetë ajo Serbia e dikurshëme që ushtronte dhunë policore dhe ushtarake mbi shqiptarët. Këtë nuk do t’a lejon më bashkësia ndërkombëtare. Ajo është siguruar për këtë që të gjitha mjetët e nevojshëme për të ushtruar dhunë mbi shqiptarët e papajtuar ti ketë Prishtina. Pra, do të jetë Prishtina ajo që do të ushtroj dhunë ushtarako-policore në Prishtinë dhe në të gjitha vendet me shqiptar të Kosovës me qëllim që t’i pajtoj qytetarët e saj opozitar ndaj kësaj ecurie politike të këtij bashkim-vëllaznimi të ri që dallon prej atij të vjetrit prej faktit se është nën një sistem, gjithëmon në kërkim, kapitalist.


 


Ky bashkim-vëllaznim kapitalist, ku “vëllau” i madh serb do të ketë supremaci në autoritet brenda shtëpisë së madhe kundrejt “vëllaut” të vogël, por që do të duhet t’a respektoj edhe individualitetin dhe vullnetin e vëllaut të vogël për çështjet e tija personale, është një projekt i mirë premedituar nga Serbia, çarqet e caktuara ndërkombëtare në bashkëpunim me tradhëtarët e Prishtinës qysh herët. Nuk është asesi e rastësishme që në krye të çdo institucioni të Kosovës keni njerëzit më servil që njeh kjo tokë. Nuk është e rastësishme se mediat më të mëdha të vendit janë të udhëhequra nga neotitistët dhe nga servilët më të mëdhenjë që njeh kjo tokë. Ka një koordinim të paramenduar ndërmjet të gjitha mjetëve dhe personave të duhur që populli shqiptar të gjendet në një konfuzion total dhe të mos mundet t’a dalloj më të mirën nga e keqja. Nuk është e rastësishme as angazhimi i furishëm pro Zajednicës dhe demarkacionit i disa militantët të PLDK-së që thirren në angazhimin e tyre të dikurshëm në UCK. Ata e dinë se pas luftës kanë kontribuar dhe kanë e ngjyr bukën e tyre në tradhëti. Tradhëtia ndaj populli dhe kombit shqiptar në Kosovë ka emër dhe mbiemër, por nuk kemi të bëjm vetem një njeri, por me një rrjet të tërë emrash e mbiemrash që lidhen me projektin këtë projekt tradhëtar. Kuptohet, se në këtë tradhëti kontributi nuk ka qenë i të njejtave përmasa, gjithëkush ka dhënë sipas kaçikut të vetë, por gjithësesi ka qenë tradhëti dhe është tradhëti.


 


Sot, është po ky rrjet i bashkuar nga tradhëtia, ai i cili i ka armatosur duartë dhe mediat e veta për të rrahur, burgosur dhe poshtëruar ata të cilët po e kundërshtojn këtë vajtje pakthim të Kosovës në gjirin e Serbisë. Është ky rrjet i udhëhequr nga paleotitistët dhe nga neotitistët që po ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi opozitën e Kosovës dhe popullin shqiptar të cilit po i është grabitur vullneti me mashtrime që thirren në demokraci. Është ky rrjet i cili po bën ç’mos që një përpjekje për liri, për pavarësi, për shtet dhe sovranitet, për komb, për flamur, për të drejtat dhe liritë kombëtare shqiptare, po mundohet t’a paraqesë si një luftë për pushtet. Por, është ky rrjet i tradhëtarëve i ngritur dhe i betonuar nga tradhëtia i cili do të thyej dhëmbët e tija në përballjen e tij me popullin shqiptar. Populli shqiptar do t’a kuptoj shpejt se nëse Jugosllavia ka ra, tani i ka mbetur një luftë e fundit : të rrëzoj jugosllavët e vjetër të bashkuar me këta të rinjët. Populli shqiptar ka trimfuar mbi Jugosllavinë, populli shqiptar do të triumfoj mbi jugosllavët e mbetur.


 


Labinot Gjini: Thaçi dhe Mustafa po mundohen të shpëtojnë nga rreziku i pashmangshëm




  • Në disa shkrime të mëparshëme kam thënë se mendimi që thotë se diplomacitë e huaja Perendimore janë pro interesave të shqiptarëve dhe projektëve të tyre politike është një keqëkuptim i thellë dhe çon në një iluzion me pasoja të rënda kundrejt kuptimit racional të marrëdhënieve ndërkombëtare; kuptim pa të cilin nuk mund të ketë sjellje dhe veprim të matur në këto marrëdhënie nga ana jonë.

 


           E vërteta është se bashkësia ndërkombëtare është kah kërkon zgjidhje paqësore për Kosovën dhe vetem kaq. Dhe, për të (bashkësinë ndërkombëtare) kjo zgjidhje nuk nënkupton që të jetë në favorin e shqiptarëve apo të serbëve. Mbrojtjen e interesave reciproke ja u ka lënë vetë atyre në këtë çështje. Roli i saj mbtët vetem në monitorimin e raporteve drejtë synimit të zgjidhjës paqësore (cilado qoftë ajo).  Ajo thjesht kërkon zgjidhje të mundshëme që do të çonte tek një paqe e qëndrueshëme në Gadishullin Ilirik (Ballkan) dhe revendikon (zyrtarisht së paku) neutralitet tek mënyra se si do t’a zgjidhin palët këtë çështje. Por për të arritur tek kjo zgjidhje ajo ka matur impulsin diplomatik, ushtarak, politik, ekonomik vend dhe ka studiuar tiparët intelektuale e karakteriele të secilit aktor i cili do të ishte pjesëmarrës në negociata Beograd-Prishtinë. Dhe, këtu bashkësia ndërkombëtare, pas një studimi real të gjendjes dhe aktorëve, ka adaptuar metodat e saja për të nënshtruar palët që të pranojn kompromisët të dalura nga negociatat. Mirëpo, problemi është se pala shqiptare në këto negociata ishte tërësisht e defavorizuar kundrejt Serbisë qysh në fillim. Vetem korniza e negocimit e ofruar nga bashkësia ndërkombëtare, që përkufizonte negociata vetem mbi territorin e Kosovës, i bënte në vetvete këto negociata të pabarabarta për palët në negocim. Përveç kësaj, fakti i pranimit nga ana shqiptare për të negociuar me Serbinë para formimit të një ushtrie të rregullt mbetet një fakt kokëfortë që tregon mungesën e një pregatitje të mirëfillët intelektuale e diplomatike të palës shqiptare në këto negociata. Por, përveç mungesës së një pregatitje intelektuale dhe diplomatike të mirëfillët nga pala shqiptare, kemi të bëjm edhe me faktin e pamohueshëm se aktorët kryesor të implikuar në këto negociata ishin tërësisht nën kërcënimin e dosieve të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Ky kërcënim ishte real dhe për këtë është ngritur edhe një Gjykatë Speciale me qëllimin e vetem që pala shqiptare të nënshtrohet dhe të pranoj të gjitha ofertat e bëra nga BE-ja, të cilat padyshimin më të vogël e favorizonin Serbinë. Kuptohet se BE-ja ka ushtruar trysnin më të madhe në atë teren i cili e favorizonte më shumë këtë dhe mbi ata aktorë të cilët ishin më të predispozuar t’i nënshtroheshin më lehtë asaj; pra mbi atë shqiptare.


 


Kuptohet se bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos BE-së i duhej që aktorët e përfshirë në negociata të kenë një legjitimitet i cili nuk do të mund të kontestohej nga askush. Prandaj, edhe ata u kujdesën që të formohet një koalicion i gjërë në mes dy partive më të mëdha të vendit tonë. Gjithëçka ishte paraparë që të shkoj si në vaj dhe të përfundoj me një marrëveshje e cila do t’a hapte rrugën që shteti i Kosovës të futet në negociata të përhershëme me Serbinë për riintegrimin e tij gradual nën një sovranitet serb mbështjellës mbi atë të Kosovës. Dhe, kuptohet se formimi i Zajednicës do të ishte leva kyçe për të lëvizur në këtë drejtim e cila e mohon vetëvetiu shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Pra, pas formimit të Zajednicës, shteti i Kosovës do të futej në një epokë të re, në njërën anë, në raportin e tij me ndërkombëtarët dhe, në anën tjetër, në raportin e tij me Serbinë. Para ndërkombëtarëve argumenti i shteti dhe i sovranitetit të Kosovës do të ishte një argument shumë herë më i zbehur se deri më tani. Kurse, në anën tjetër, raporti me Serbinë do të ishte një raport i cili do të shëndërrohej nga i jashtëm në një raport të brendshëm i cili kërkon shpeshtimin e konsulltimëve me të për çdo iniciativë që Kosova do të mund të merrte në rrafshin institucional. Asnjë lëvizje institucionale e Prishtinës nuk do të ishte e mundur pa pasur konsulltim me Beogradin sepse Beogradi do të revendikonte gjithëherë marrjen parasysh të interesave të tij “vitale” që ai ka brenda territorit të Kosovës. Ndër tjera, Beogradi përmes trysnisë së Zajednicës dhe përmes bashkësisë ndërkombëtare nuk do të lejonte kurrë që Kosova të ketë një ushtri të rregullt e cila do të kishte kapacitetin e mbrojtjës teritoriale. Do të mund të pranohej vetem një forcë sigurie e cila do të jetë e kufizuar në numër dhe në armatim dhe e cila do të ishte nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare.


 


Pra, siç mund t’a shohim, e gjithë kjo gjendje e rëndë për Kosovën është krijuar nga  fakti se bashkësia ndërkombëtare, dhe sidomos BE-ja, nuk kanë qenë në realitet edhe aq neutrale ndaj zgjidhjës përfundimtare që do të çonte tek një paqe e qëndrueshëme në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka favorizuar planet serbe duke pasur mundësinë që të bëj më shumë trysni mbi palën shqiptare. Por, mbi të gjitha janë lëshimet e një pas njëshme ndër vite nga vetë pala shqiptare, të cilat mund të konsiderohen herë si të pavetëdijshëme dhe herë si të vetëdijshëme, që kanë favorizuar planet e Beogradit. Dhe, ndërmjet të vetëdijshmës dhe të pavetëdijshmës është një moment kyç në historinë e kësaj diplomacie servile të pushtetit të Kosovës. Pra, ka një moment ku vetëdija për këto lëshime drastike ndaj Serbisë bëhet e plotë tek pala shqiptare e përfaqësuar nga PLDK-ja. Është e qartë për udhëheqësit e kësaj partie se shqiptarët po humbasin interesa vitale të tyre në këto negociata dhe se këto negociata po e rrezikojn edhe vetë qenësinë e shtetit të Kosovës. Mirëpo, kërcënimet mbi interesat private e grupore ishin aq të fuqishëme nga bashkësia ndërkombëtare sa ato do t’a shtyjn këtë udhëheqje në pranimin e gjithëçkaje që do të ofrohet nga BE-ja dhe Serbia. Thënë ndryshe, njerëzit e PLDK-së që kishin për detyrë të përfaqësonin palën shqiptare dhe të mbronin me ngulm interesat vitale të tyre, me një moment të caktuar të këtyre negociatave, e kishin thellësisht të qartë se po ju kërkohej që të tradhëtonin vendin e tyre në shkëmbim të ruajtjës së privilegjëve të tyre vetjake e grupore. Ata e kishin tanimë të qartë se kishin shkelur mbi pragun e tradhëtisë kombëtare dhe se kalimi i këtij pragu nuk do të kishte kthim mbrapa. Pra, nuk kishim më të bënim me një mungesë të kapacitetin intelektual dhe diplomatik, me mungesën e vetëdijës dhe të njohjës së pasojave të asaj që ata po nënshkruanin, por kishin të bënim me një vetëdije të plotë për pasojat e këtyre marrëveshjëve dhe kishim të bënim me një vetëdije të plotë për aktin e tradhëtisë që po konsumohej nga dy udhëheqësit e partisë PLDK : Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Dhe, me vetëdije të plotë ata zgjodhën mbrojtjen e interesave private e grupore të tyre kundrejt mbrojtjës së interesave kombëtare.


 


 


Mirëpo, atë që duhet kuptuar në të gjithë këtë është se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të siguruar nga BE-ja, nuk mund t’a imagjinonin se në Kosovë mund të ketë një kapacitet kaq të fuqishëm reagimi sa të çojë në një krizë institucionale e politike. Edhe vetë BE-ja dhe diplomacia Perendimore nuk e kishte paraparë se një opozitë kaq e vogël në numër në Kuvend mund të bashkohej dhe të kishte një kapacitet të tillë mobilizues kundër këtyre marrëveshjëve. Por, reagimet e fuqishëme të opozitës çuan në një lëkundje tek bashkësia ndërkombëtare dhe ajo tani nuk është më e sigurt nëse ka bërë hapin e duhur lidhur me këto marrëveshje dhe është ka mendon seriozisht që të rikthehet tek ato. Ajo e ka kuptuar tanimë se nuk trysnia mbi Hashim Thaçin e Isa Mustafën nuk është e mjaftueshëme për të arritur qëllimin e saj. E ka kuptuar se partia PLDK nuk ka legjitimitetin e mjaftueshëm në popull për të imponuar marrëveshje të tilla dhe për të realizuar projektet të tilla. Prandaj edhe ajo është në një fazë konfuziteti dhe hezitimi. Bile, tani ajo veç ka filluar të marrë distancohet prej Qeverisë. Kritikat e ashpëra të bashkësisë ndërkombëtare ndaj mungesës së seriozitetit të diplomacisë së shtetit të Kosovës lidhur me dështimin e pranimit të saj në UNESCO nuk ishin një rastësi në këtë drejtim. Rastësi edhe më e vogël ishte thirrja e Lunaçekut për të rinegociuar marrëveshjen e Zajednicës dhe raporti i progresit që cilësonte fuqishëm mungesën e progresit të Kosovës në të gjitha pikat e tij. Pas këtyre, shumë shpejt filloj BE-ja ta përgënjeshtrojë përditë qeverinë e Isahashimit edhe për sa i përketë afatit dhe mundësisë për liberalizimin e vizave apo ndërlidhjës iluzionare që bënte për këtë qeveria me MSA-në. Për t’ja shtuar kësaj një shtresë të fundit, dolën edhe shumë të vërteta në sipërfaqe nga ekspertët dhe ekspertiza të ndryshëme që e qartësonin edhe më tej se marrëveshja e Zajednicës ishte një gabim i madh, i projektuar dhe formuluar nga disa “axhami” në BE.


 


Sot, nga brenda në Kosovë dhe nga jashtë saj Zajednica po kundërshtohet si një zgjidhje e keqe dhe e rrezikshëme për Kosovën. Në anën tjetër, trysnia e Beogradit që ajo të bëhet po tregon edhe më shumë se sa e favorshëme është ajo për Beogradin. Por, tani që trysnia bashkësisë ndërkombëtare ka rënë dhe, bile, ajo po kërkon pas UNESCO-së që edhe qasja ndaj Beogradit të ndërrojë, atëherë pse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po këmbëngulin kaq shumë që Zajednica të jetësohet ? Si ka mundësi që Hashim Thaçi të mbërrij deri aty sa të bëjë deklarata aq të ukëta si ajo që bëri kundër peticionit të opozitës ku thoshte se ka dyshime mbi të vërtetën e nënshkrimëve të saja ? Pse Hashim Thaçi të insistojë kaq shumë për të jetësuar një diçka që ai e di se është një e keqe e madhe për vendin e tij edhe tani që trsynia prej ndërkombëtarëve ka rënë ? Ka diçka në këtë mes që mund të krijojë një habi të fortë tek qytetarët dhe t’i çojë në një konfuzitet filozofik e intelektual. Mirëpo kjo ka një shpjegim shumë më të thjesht dhe shumë më të logjikshëm, në fakt.


 


 Për ta kuptuar më mirë, le të nisemi dhe t’a imagjinojmë  se çka do të bëhej sikur të mos jetësohej Zajednica dhe diplomacitë e huaja të pranonin definitivisht që të rinegociohet ajo ? Do të behej sigurisht mirë për vendin tonë, por çka do të bëhej për Hashimin dhe Isën?.  Do të ishte një vdekje politike dhe historike për ta. E gjithë kjo do të dëshmonte se, nëse Kosova ka arritur në këtë pikë mohimi të vetvetes si shtet dhe sovranitet, është faji i tyre dhe jo i pamundësisë reale për të pasur qasje tjetër apo zgjidhje tjetër për të. Mbi të gjitha, kjo do të zbulonte edhe tradhëtinë e tyre të konsumuar ndaj kombit shqiptar. Shkurt thënë, dështimi i Zajednicës sot lidhët direkt me dështimin e Hashimit dhe Isa Mustafës. Prandaj edhe institimi i tyre që t’a shpëtojn in extremis marrëveshjën (Zajednicën) është një përpjekje in extremis për t’a shpëtuar vetëveten nga dështimi politik dhe nga turpi historik. Ky tentim për të shpëtuar vetëvetën in extremis lidhet në rrjet edhe me shpëtimin e një grupi të lidhur me ta përmes politikës e parapolitikës, korrupsionit dhe kriminalitet. Prandaj, nuk ka askush pse të çuditet këto ditë kur sheh nëpër rrjetët sociale, mediat e ndryshme, mbledhimet e ndryshme, disa njerëz të cilët me ngulm e mbrojn faljen e territorit Malit të Zi dhe marrëveshjen e Zajednicës. Shumë kush mund të pyes naivisht se si është e mundur të ketë një insistim të tillë nga këta shqiptarë pro një të keqe kaq të madhe dhe të qartë kombëtare ? Por, prej atij momenti që e kupton se tani formimi i Zajednicës dhe i demarkacionit me Malin e Zi janë të lidhur direkt me implikimin e tyre në politikë, parapolitikë, korrupsion dhe kriminalitet dhe se dështimi i Zajednicës dhe i demarkacionit çon direkt në dështimin politik dhe historik të tyre, atëherë ky insistim merrë të gjithë sensin e vetë dhe bëhet i kuptueshëm për çdo secilin prej nesh.


 


Tani, jo vetem se e vërteta dhe argumentet nuk janë në favorin e Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, por nuk është as legjitimitet i brendshëm dhe as a i jashtëm që e favorizojn atë. E gjendur në rrethim të plotë, PLDK-ja po mundohet të gjej një strategji dalje nga kjo situatë e pashpresë duke u munduar të krijojë një konfuzion përmes deklaratave me përmbajtje të ulët para opinionit publik si ajo e Hashim Thaçit mbi peticionin e opozitës. Por, e gjithë kjo tregon hamendësimin e qeverisë përball situatës e cila e ka tejkaluar për larg tanimë. Ky hamendësim lere që të shtyn të tregosh fytyrën e ligë para opinionit publik, por ai të shtynë edhe në gafa të rënda strategjike duke i ofruar argumente shtesë palës kundërshtare. Kështu, përveç mungesës së dinjitetit që tregoi Hashimi me atë deklaratë të ulët, ai i ofroj opozitës një argument të fuqishëm rreth kërkesës së saj për të bërë një referendum. Pra, ishte vetë Hashim Thaçi me deklaratën e tij që e shtyu për një hap më tej nevojën e një referendumi për të zbuluar opinionin e vërtetë të popullit shqiptar rreth këtyre çështjeve.


 


Sot, pra jemi në një gjendje aq të vështirë për qeverinë sa çdo përpjekje për t’a shpëtuar atë nga turpi historik është një përpjekje in extremis. Dhe, çdo kush që do të angazhohet në këtë rrugë in extremis duhet t’a dijë se është duke u futur në një rrugë pakthim për të. Çdo kush e di se tradhëtia nuk shpëtohet lehtë dhe nuk ja vlen të shpëtohet. Prandaj, shtrohet pyetja : a do të mund të mobilizojnë njerëz sa duhet për të shpëtuar vetën prej tradhëtisë dhe turpit historik ? Kush do të jenë ata që do të bashkohen për të dhënë një kontribut në tradhëti gjerësa situatat është e pashpresë për tradhëtarët e këtij vendi ?

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …