Imami, Labinot Maliqi iu ka drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me simbolin e vendosur në muret e shkollës “Nexhmedin Nixha” për ndalimin e shamisë. Maliqi ka thënë se drejtoresha e shkollës në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është nga radhët e AAK-së. “Ramush Haradinaj, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 98, për qind të popullatës së Kosovës. Pastaj mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj. Drejtoresha e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është nga radhët e AAK-së, me plot mllef dhe fashizëm ka vendosur në hyrje të institucionit shenjën kundër vendosjes së shamisë në shkollë, duke e barazuar atë me pistoletën, duhanin dhe dukuritë e tjera negative”, ka thënë ai. Imami. Maliqi, po ashtu, i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkojë menjëherë nga pozita drejtoreshën. “Për shkak të këtyre veprimeve fashiste, islamofobe, nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mos-durimit fetar, veprime të cilat e kanë prishur qetësinë dhe rendin tonë publik, i bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkoj menjëherë nga pozita e saj drejtoreshën Florentina Gjergjaj. Në të kundërtën, do të padisim MASHT-in për heshtje ndaj këtyre veprimeve të dëneshme me ligj, apo marrjen e masave të lehta përballë kësaj situate tepër të rëndë dhe serioze. Si shtet demokratik që jemi dhe jo komunist, shkollimi dhe bartja e shamisë është e drejtë elementare njerëzore dhe nuk do të mund kurrë askush ta pengoj”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …