Qytetarët dhe Policia e Maqedonisë angazhohen për gjetjen e dy policëve të Kosovës

Qytetarët dhe Policia e Maqedonisë angazhohen për gjetjen e dy policëve të Kosovës

Zhdukja e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka bërë që banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit të angazhohen në kërkimin për gjetjen e tyre. Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës i janë bashkuar përpos kosovarëve edhe banorë të Maqedonisë. Kjo është bërë e ditur përmes kryetarit të Hani të Elezit.

“Forcave të Kërkimit Shpëtimit të Republikës së Kosovës si dhe Qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sot ju janë bashkangjitur edhe Forcat Policore të Maqedonisë si dhe qytetarë të Maqedonisë. Ata po vazhdojnë në kërkimin e dy policëve të humbur që nga nata e 28 Prillit. Shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejt!”, ka shkruar kryetari i këtij qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …